Kryesore

Lexoni letrën që në emër të “Zgjidhjes”, Koço Kokëdhima i dërgon Xhani De Biazit

22:09 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Koço KOKEDHIMA

Xhani De Biazi i dha lamtumirën ekipit kombëtar të Shqipërisë.

E kam përcjellë me shumë krenari dhe emocion kombëtaren tonë të drejtuar nga De Biazi. Për herë të parë në histori arritëm rezultate që na renditën ndër skuadrat më të mira të Europës, mundëm Portugalinë dhe Rumaninë, barazuam me Danimarkën, dhamë më të mirën në “Euro 2016”. Fitorja e fundit me Izraelin ishte qershia mbi tortë.

Tekniku  i palodhur italian u bë më shqiptar se ne, ndërtoi një skuadër aq efektive, promovoi në botë Shqipërinë, njerëzit dhe kulturën e saj, i dha një zhvillim fantastik karrierave të shumë futbollistëve tanë, bëri para për Federatën tonë. Skuadra e De Biazit ishte ndër më të lirat në botë, por ai sfidoi skuadra që vlenin qindra milionë euro.

Me kompetencën dhe guximin e tij të madh ju dha kaq ëndrra e çaste të lumtura njerëzve tanë të varfër dhe i bëri ata t’i harrojnë vuajtjet dhe hallet e tyre sa herë ndesheshin djemtë e De Biazit! Ai bëri krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. De Biazi do të mbetet një nga figurat më të rëndësishme e më të mëdha të historisë së futbollit Shqiptar! Në emër të partisë ZGJIDHJA dhe të gjithë shqiptarëve që mendojnë si ne, dua t’i përcjell De Biazit mirënjohjen, respektin, nderimin dhe dashurinë tonë të veçantë dhe të sinqertë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.