POLITIKË

Mitingu i LSI/ Meta: Iku koha e 1 milionë shuplakave. Erdhi koha e 1 milionë grushtave!

21:30 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lëvizja Socialiste për Integrim përmbylli mitingun e madh në sheshin “Nënë Tereza”. Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta tha se oligarkia duhet të bëhet gati për 1 milionë grushta.

“Të dashur prindër, mos e shisni votën për një vend pune me kontratë 1 mujorë apo për 100 euro sepse pas 4 vitesh do të jeni më të varfër.

Iku koha e 1 milionë shuplakave, tani ka ardhur koha e 1 milionë grushtave. 1 milionë grushta kundër oligarkisë. 10 ditë e 10 netë për 20 vitet që vijnë, për fëmijët tanë, për atdheun tonë. Fitore, fitore, fitore”, tha Meta.

Presidenti i zgjedhur tha se sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rilindjes, të shtrenjta por të pashpresa dhe të thara.

“Aq mandate sa morëm në të gjithë Shqipërinë, aq do të marrim vetëm në Tiranë.

Sëmundja jonë, Ebola jonë quhet Rilindje, kjo është sëmundje shfarosëse. Ebola jonë është mashtrimi dhe pabesia më e madhe që ka njohur kjo botë në mijëra e mijëra vjet”, tha Meta.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ore Meta, qe je mjjeshter i mashtrimit dhe koorupsjonit, kete e di i madh e i vogel, ne ter boten, pamaresisht se ta mbylli drejtesia e Sali Berishes.
    Me ze e figur te pam e degjuam, si ne pazarin e 700 mij Erove, ashtu dhe ne banketin dhe dreken qe shtrove njje dit para daljes ne gjuq per Sali Berishen dhe Lulezim Bashen.
    Mjer ata qe te besojn ty. GJat ketyre kater vjeteve thuajse gjith nenpunesit e LSI e en lesh e li detyren, duke u kethyer ne persona te kooruptuar, kudoqe kan qen ne dogana, tatime, arsim, drejtor e shefa te ndryshem ne pushtetin lokal, qe nga Balili miku tuaj i ngusht e deri deputeti dhe drejtori i javes se fundit ne qytetin e Beratit qe u arestuan per shkelje te ligjit. LESHELIN, e ke kethyer ne vend mashtrimesh e pazaresh te pista.
    Kalimi nga nje krah ne tjetrin tregon mungesen e karakterit tuaj. Per ket duhet qytetaret tu ndeshkojn dhe te mos bien viktime e premtimeve dhe mashtrimeve tuaja.
    Cudite se si te vuri PS dhe Edi Rama president i vendit kur te johin dhembe e dhemall, per dallaverxhi e pazarxhi. Megjithate si e ke nisur zor ta bitisish, nga perfaqesusi i unitetit te popullit, perdit ben propagand per te njgjallur urejtje, midis te majteve e te djathteve, shan, fyen, ben presjone nga me te dryshmit kunder kundrshtareve tuaj politik, jasht cdo etike, aq me teper kur je zgjedhur president i SHqipris, te pefaqesosh shqiptaret, jo LSI.
    Mos haroni , as ju e as jotshoqe, pa i thurur hymne e levdata nje pensjonisti qe ne shtypin e shkruar jan pasqyruaar mbi Beishen mbi 200 akuza penale e civile, sigrisht nderi qe ju beri indirekt me ndikimine tuj ndaj gjukates, per tu nxjer te pafajshem, u ben ti detyroheni deri ne vdekje.

    Përgjigju ↓