BOTA

Serbi/ Vuçiç emëron Ana Brnabiç, kryeministren e parë homoseksuale

19:57 - 15.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka emëruar sot si kryeministre të vendit, Ana Brnabiç, një femër që është shprehur hapur si homoseksuale. Ky është një vendim tepër historik për një vend shumë konservator si Serbia.

“Kam vendosur t’i propozoj parlamentit Ana Brnabiçin në postin e kryeministres” thotë Vuçiç.

“Ajo ka aftësitë personale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion”, deklaroi presidenti i Serbisë për median.

Ana Brnabiç është minister e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.

Brnabiç do të jetë femra e parë që drejton një qeveri në Serbi dhe është homoseksualja e parë e shprehur hapur, që bëhet kryeministre.

Gjithashtu aji do të jetë kryetarja e parë e shtetit në Ballkan që e shpreh hapur orjentimin e saj homoseksual.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.