EKONOMI

Pezullohet nga detyra Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse nga ministrja Karabina

13:42 - 16.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tjetër zyrtar i lartë është pezulluar nga detyra me urdhër të ministrit teknik të ministres së Arsimit, Mirela Karabina. Me anë të një njoftimi nga MAS, bëhet me dije se Drejtori i përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse Alqi Kushi të pezullohet menjëherë nga detyra.

Njoftimi i MAS

Në vijim të njoftimit të datës 15.06.2017 lidhur me depozitimin e Kallëzimit Penal me Nr. 8012, datë 14.06.2017 për shtetasin Alqi Kushi, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie, sot, më datë 16.06.2017 Ministrja e Arsimit dhe Sportit zonja Mirela Karabina, ka urdhëruar me Urdhrin Nr. 335 datë 16.06.2017, pezullimin e menjëhershme të z. Kushi nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.