Tech

Shpërthen shkrimtarja shqiptare: Sheshi, një vepër kriptofashiste. Halli ishte ‘brima’, nxijeni fletën e votimit!

13:35 - 16.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ka quajtur një “gungë” projektin e sheshit “Skënderbej”, Flutura Açka, shkrimtarja e njohur shqiptare.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ajo ka reaguar ashpër, teksa ka pohuar se e gjithë kjo u krijua për shkak të parkimit nëntokësor, që shumë shpejt do të jepet me koncesion.

“Ajo, Brima, do të jepet me konçension shpejt sepse shteti nuk i mban dot paratë (sepse i vidhen bankat)”.

Statusi i plotë i Flutura Açkës:

Mbledhja e parë e Qeverrisë se Re, do të bëhet te ‘gunga’ Skënderbej…

Ju i thoni shesh, por mua m’u ngja si gungë. Kjo është një vepër kriptofashiste. Një madhështi agresive, e dhunshme, mbytëse dhe antihumane. Për syrin, së paku. Dhe nuk e kam thënë unë, por dhjetëra njerëz që kam takuar. Sigurisht ata e votuan këtë shesh, jo vetëm me votë të pastër, por edhe me heshtjen e tyre kur sheshit ku punohej natën, ditën i ziheshin sytë me fasha plastike. Tani le t’i kërcejnë me sazet e natës kësaj fike që e fiku Tiranën, sepse ditën as kalon dot aty se të bie të fikët. Kjo gungë ia humbi perspektivën tê gjitha rrugëve rrotull, veçmas kërrabës Rruga Durrësit-Rruga Kavajës, se për bulevardin kryesor nuk kam ç’them.

Në fakt, e gjjithe halli ishte ajo Brima aty anash, që këta i thonë parkim. Por këtë populli i delezuar nuk e kupton dot. Sepse, nese do të mendohej për popullin, ky tunel mund te përdorej për të liruar trafikun e të dilnin makinat diku jashtë sheshit, apo për ndonjë metro të nëndheshme, e që njerëzve të mos iu nxihej jeta nëpër autobusat që ecin më ngadalë se kërminjtë për shkak të trafikut. Ajo, Brima, do të jepet me konçension shpejt sepse shteti nuk i mban dot paratë (sepse i vidhen bankat). Të tjerat dihen. Tani thjesht e kanë mbuluar me shkurrishte që të mos duket shumë dhe të mos ua kujtojë njerëzve milionat e hedhura për këtë shëmti kombëtare. Ndaj mos flisni më në emër të popullit, se po e ndotni shumë. Një i huaj që kaloi atypari, më pyeti se si e kishim lejuar ne këtë? Iu përgjigja se shqiptarët janë sehirxhinj, dhe përderisa lektisen tek quhen dele, mbase janë dele vërtet. Ndryshe si mund të ndodhin të gjitha këto? Dhe më e trishtueshmja, në fushatën e opozitës u harruan fjalët: kanabis, parlamentarë kriminelë, korrupsion, konçension, plehra, e plot të tjera, për të cilat duhet bërë opozitë e fortë në këtë vend.
Dëgjova se edhe Sazanin do ta japin me konçension.

Po sigurisht, pse ta shpallin park kombetar? Pse të harxhonin vetëm 2 % nga paratë e sheshit (një linjë anijeje shtetërore, ca shtigje për ecje, ca fletë-palosje dhe ca lehtësira të tjera) për t’ua bêrë dhuratë shqiptarëve? Gjithë këtë dhuratë shqiptarëve? U bënë këta? Diktatura ua mohoi atë bukuri 50 vjet, neodiktaturat ua mohuan 25 vjet, tani kriptofashistët do ta japin me konçension dhe shqiptarët e varfër jo vetëm që nuk do ta shohin dot, por do t’u duhet edhe vizë (dhe shumë para) për të shkuar atje. Kurioze jam çdo të ndodhë me Karaburunin, megjithëse e përfytyroj.

Tani i ka ardhur radha edhe ajrit që thithin shqiptarët, të jepet edhe ai me konçension. Sepse edhe atë e kanë dhuratë. E dini çfarë? Kur të shkoni të votoni më 25 qershor merrin një shkrumb me vete dhe nxijeni fletën. Edhe po nuk e bëtë ju, delet, do ta bëjë historia. Ajo, kurdo që të jetē do ta shkruajë me shkrumb të zi emrin e kujtdo që pandeh se do të hyjë në histori nga dera e gjirizeve të demokracisë…


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Moj z. Flutura Açka,
    Jeni si pune shkrimtareje dhe shkruan pa pike pergjegjesie dhe me shtyn dhe mua ta vazhdoj ironine duke i shtuar Brimes suaj se cfare ishte me pare sheshi: Mos nuk ishte “kodra e B.leve” qe na e shpifi ky “demokrati” i madh Lulushi? Apo pjerdhni ne nje kungull ju qe keni marre shtetesi andej nga Europa dhe qe na shitni dhe profka si e ema e Zeqos ne maje te thanes.
    Turp te kini, ju tutharet kozmopolite, demek!

    Përgjigju ↓
  2. Nik e kam parë këtë shesh qënju e wuani gungë. Por nëse sot flitet për këtë”gungë”, nuk e di se si është folur për lëtë para se të bëhej gungë. Nuk focsexsi është mbajtur qendrim ndaj prishjes së piramidës, ndaj rrethlloturimit te”zogu i zi”, ndaj stacionit të trenit që dikur zgjidhte probleme, kurse ka kohë që është i padukshëm, ndaj…dhe shumë gjërave të tjera ku ka folur dhe vendosur partia e periudhës së tranzicionit, dhe jo profesionisti arkitek apo inxhinjeri ndertues i urave mbikalimeve, rrugëve etk. Nuk e fi kjo zonjusha apo zonja është e profesionit arkitekte? Dhe a ka parë jashtë shtetit në vende të zhvilluara se di janë sheshet dhe parkimet nëntokësore. Nëse po le të .bëjë diferencat me këto veprat tona.
    Vetëm si intelektuale, nëse është e tillë, i lutemi mos të na përgjigjet me mllefe partish por me profesionalizëm.
    Gazetarja

    Përgjigju ↓