POLITIKË

Klajda Gjosha: Policia në fushatë, Rama po zhbën standardet e integrimit. Çdo shkelje do raportohet në BE

15:57 - 17.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Nga Klajda GJOSHA

 

Eshte e papranueshme qe te trumbetosh reformat shtetndertuese,me thirrje te padegjuara me pare, ku Policise se Shtetit i kerkohet te mbledhe vota per partine! Eshte e papranueshme te ndodhe kjo ne nje vend qe do te cele negociatat me BE! Ne nuk mundemi te lejojme qe te zhbehen standarted e procesit te integrimit. Policia e Shtetit ne nje vend demokratik eshte e depolitizuar dhe ka vetem nje MISION:Te jete gardiania e qytetareve,lirive,te drejtave te tyre dhe te garantoje nje proces zgjedhor normal,ashtu sic shqiptaret e meritojne. I bej thirrje Policise se Shtetit te mos behet pale e asnje partie, asnje lloj interesi, pasi cdo veprim i tyre raportohet prane instancave te Bashkimit Europian. Cdo veprim ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin behet pengese e te ardhmes europiane te Shqiperise. I bej thirrje gjithashtu Task Forces dhe Ministrit te Brendshem te ndalojne presionet ndaj administrates dhe te marrin te gjitha masat qe Policia e Shtetit te jete vigjilente dhe te reagoje ndaj cdo akti dhune qe po shoqeron fushaten zgjedhore!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.