SPORT

Merr formë Tirana, prezantohet drejtori i ri dhe ndihmësat e Ze Marias

14:33 - 17.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tirana merr formë. Kështu Gerti Dajçi do të jetë drejtori i ri administrativ i klubit të Tiranës. Në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e sotme, Dajçi ka folur për ketë post, duke zbuluar projektin e ri.

Emërimi

“Dua të falënderoj zotin president, Refik Halilin për mundësinë që më dha të jem pjesë e Tiranës. Unë u bëra pjesë e këtij projekti dhe dua ta ngremë klubin në atë nivel që ka qenë. Ideja e projektit është që të ketë një menaxhim të mirëfilltë të Tiranës dhe do mundohemi t’i sheshojmë këto probleme. Aktualisht po diskutojmë me presidentin se çfarë mund të bëjmë të ardhmen.”

 Objektivat

“Objektivi primar është rikthimi në Superiore dhe të rikthejmë Tiranën e lavdishme me tituj. Duam ta bëjmë një shoqëri private dhe ta ngremë në nivelet më të larta. Pasioni për skuadrën më riktheu këtu. Si çun “Tirone” pashë një mundësi dhe u riktheva. Jam shumë i informuar për çfarë ka ndodhur deri më tani me Tiranën. Do të rregullojmë çdo lloj situate negative në klub.”

Stafi drejtues

Përsa i përket stafit të trajnerit Ze Maria, Markos Aurelio do të jetë zëvendës trajner, ndërsa Rafael Kosta do të jetë pergatitësi atletik i bardhebluve. Që të dy këta drejtues janë zgjedhur nga trajneri.

Klubi i ka propozuar edhe 2 ndihmësave të ish-trajnerit Josa, Ivan Gvozdenoviç dhe Emanuel Egbo që të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit, duke i lënë të lirë të zgjedhin për të ardhmen e tyre.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.