BLUETOOTH

“Pasditja ime”, një format ndryshe që do të mbajë mbërthyer shikuesit

10:33 - 17.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Ka nisur me ngjyra pasditja në TVSH dhe jo vetëm. Për herë të parë (përjashto ditën rozë, të premten) mblidhen së bashku nën një logo emisioni Eriona Rusi dhe 3 moderatoret simpatike të munguara në ekran prej kohësh, Balina Bodinaku, Estela Ukja dhe Eriona Shehu. Nën autorësinë e Rezarta Nikës, këto figura do të jenë çdo ditë pranë audiencës me një veçori. Nëse Erjona Rusi vjen me emsionin e saj “blu” do të thote se do të trajtojë çëshjte dite, për familjen, punën etj., Balina vjen në një emision me natyrë, udhëtime, turizëm, info mbi makinat, Erjona Shehu zbardh skenografinë në ngjyrë të bardhë, sepse jemi te mjekësia, ndërsa blogierja e dashur, Estela Ujka përqendrohet totalisht në fashion me evente, këshilla mode, tutoriale make-up etj., për ta mbyllur javën me Eraldo Rexhon me gossip. Autorja Rezarta Nika gjithnjë ka qenë e kujdesshme që të ofrohet ndryshe për audiencën. Kujtojmë emisionet e saj në “Vizion Plus”, emocioni i një dubli, femrat dhe më pas emisionet e përditshme në të paradites dhe pasdites në “Vizon Plus”. I urojmë këtij stafi të ri në TVSH, suksese dhe në ora 17:00, nga e hëna deri të premten, jemi aty t’i shohim.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.