Kryesore

Topalli: Emrat e vetingut janë nga pakti PS-PD. Rama: Do më mungosh, unë e Luli s’flasim për ty

15:58 - 17.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në seancën e jashtëzakonshme Jozefina Topalli nuk i ka kursyer akuzat për Ramën dhe Bashën. Deputetja e PD-­së, Jozefina Topalli ka marrë fjalën dhe ka sulmuar Ramën dhe Bashën se listat e vetingut janë emra të paktit Basha-Rama.

“E vërteta është se aq sa ka pasur dhe ka pritshmëri të lartë, aq është edhe rreziku i dështimit të saj të turpshëm  Po filloj me listat që keni përpara meqë nuk guxoni të flisni. Në këtë listë ka miq të ngushtë të kryeministrit, kamikazë politikë të kryeministrit, pushtues tokash. Kanë dhënë para për të mbyllur procese gjyqësore. Këta do bëjnë vetingun. Ata që s’janë të Ramës, janë të Bashës”, tha Topalli. Në replikën e tij kryeministri Rama me ironi i është përgjigjur se nuk duhet ta mbyllte kështu karrierën politike.

Më tej Rama tha se nuk njeh asnjë nga emrat që janë në listat e vetingut. “I hodha një sy listës dhe nuk e di ku mi gjete gjithë këta miq dhe gjithë këta shok. Do më mungosh në sesionin e ardhëshëm, por ky nuk është faji im. Kjo është fatura që duhet ti paguani me të drejtë gjithë konformizmit tuaj. Ça të bëj unë që u futët në çadër ju dhe disa bënin sikur ishin futur në çadër, disa prisnin që nga çadra do të futeshit në listat për deputet. Nuk duhet ta mbyllje kështu. Vetëm mos të të shkoj mendja që unë dhe Luli flasim për ty”, ironizoi Rama.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Si meta dhe kjo zedhesja e tij monika, duket se skan te ngopur me pushtetet qe kan haritur, duan akoma me shum.
    Turpi u mbulofte, qe duke qen bashkeqeverises, ne vend te reflektimiit dhe tetu kerkoni ndjes shqiptareve, kini kaluar ne sulm sikur te ishit ne opozit dhe me keq akoma.
    Cilin popull dote mobilizosh more drit shkurter pak kan hequr shqiptaret nga koha e diktatures dhe trazirat dhe konfliktet e Sali Berishes me popullin , por kerkon te tjera me te medha ti shkktoni ati populli.
    Paska gabuar shum PS dhe kryeministri Rama qe e propozoi dhe miratoi per president te shqiptareve nje mafoz ekaragjos qe nderon flamuret dhe partit vetem per interesa personale e familjare. Nese vazhdon me keto mend sdota gezoi ate post qe shpreh unitetin e popullit dhe jo te LESHELIS.

    Përgjigju ↓