EKONOMI

Ministrja teknike Kërtusha firmos tenderin prej 72 mln lekësh: Nënshkrimi i i kontratës është detyrim ligjor

17:31 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Xhuljeta Kërtusha, ministrja teknike e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka firmosur një tender për rikonstruksionin e shtëpisë së të moshuarve kap shifrën e rreth 72 mln lekëve pa TVSH ose 87 milionë lekëve me TVSH.

“BalkanWeb” ka siguruar një kopje të kontratës së lidhur nga Ministrja e PD-së më 9 qershor dhe që mban firmën e Kërtushës dhe administratorit të firmës që ka marrë përsipër të kryejë punimet.

Ky tender vjen rreth 11 ditë nga data e zgjedhjeve, kur edhe fushata elektorale është në kulmin e saj. Ndërkohë që me marrjen e detyrës si ministre teknike, ishte vetë Kërtusha që deklaroi në rrjetet sociale se nuk do të nënshkruante asnjë tender deri në fund të mandatit të saj.

Tenderi i është dhënë Xhavit Ismailit, administrator i firmës dhe vëllai i Fiqiri Ismailit kryetar i djathtë i Bashkisë së Vorës.

Reagimi
Pas publikimit të këtij tenderi që ngre dyshime në media, ka ardhur edhe reagimi i vetë ministres Kërtusha. Ajo sqaron se nuk ka nisur vetë asnjë procedurë kontraktuese por se janë nisur nga ish-ministrat Blendi Klosi dhe Olta Xhaçka. Sipas ministres, nënshkrimi i kontratës është detyrim ligjor, ndërkohë që mosfirmosja në kohë mund të sillte penalitete për Autoritetin Kontraktues.

“Sqarim në lidhje me procedurën tenderuese për fazën e dytë të Rikonstruksionit ‘Shtëpia e të Moshuarve’, Shkodër.
Procedura e tenderimit ka nisur me ngritjen e Njësisë së prokurimit me vendime datë 10.03.2017 të firmosur nga ish-ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi si Titullar i Autoritet Kontraktor. Në po këtë datë janë miratuar dhe kriteret për kualifikimin e ofertuesit, përbërja e Njësisë së Prokurimit dhe përbërja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. (KVO)
Më datë 04.05.2017 kur MMSR drejtohej nga Ministrja znj. Olta Xhaçka është bërë hapja e ofertave në sistemin elektronik të APP-së.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) në bazë ligjit të prokurimit publik KVO ka si afat ligjor 20 ditë kalendarike për të kryer vlerësimin e ofertave.

KVO e ngritur me urdhër nga isha Ministri z.Klosi sipas afateve ligjore ka kryer vlerësimin në sistemin elektronik te APP-së.

Më datë 09.06.2017, pasi janë ezauruar të gjitha afatet ligjore të ankimimit, titullari i Autoritetit Kontraktor, në këtë raste Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka firmosur kontratën me subjektin fitues sipas vlerësimit të komisionit, përbërja e të cilit ishte bërë që në datën 10.03.2017 dhe urdhër nga ish-Ministri Klosi.

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në përputhje të plotë me Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr.473, datë 01.06.2017, pika.19, nuk ka iniciuar asnjë procedure te re prokurimi publik. Kontrata në fjalë ishte një procedurë e nisur përpara se Ministrja Kërtusha të vinte në detyrë.
Kujtojmë se nënshkrimi i kontratës është detyrim ligjor, ndërkohë që mosfirmosja në kohë mund të sillte penalitete për Autoritetin Kontraktues”, deklaron ministrja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.