AKTUALITET

Moisiu “godet” gjyqtarët dhe prokurorët: S’duan që tu gërmohet e kaluara, padia e tyre tendencioze  

13:25 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu ka reaguar në lidhje me padinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve për reformën në drejtësi, e konkretisht ligjin e vettingut. Moisiu u shpreh se ankimimi nga Kushtetuesja është shqetësues, pasi gjyqtarët nuk duan që të gërmohet e kaluara e tyre.

Ish-kreu i shtetit u shpreh se padia gjyqtarëve dhe prokurorëve është tendencioze dhe tenton të prekë vettingun. “Padia e gjyqtarëve e prokurorëve është tendencioze, pasi tentohet të preket vettingu. Kjo padi ka qëllim të mbrapshtë. Shqetësim përbën edhe pranimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese.

Duan që dorëheqja të njihet sa të zbulohen fakte ndaj tyre. Shoqata do që të pakësohen kriteret pranuese. Gjyqtarët duan të mos gërmohet e kaluara e tyre. Nga vettingu do të ketë përmirësime në vend”, – u shpreh ish-presidenti Alfred Moisiu.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.