AKTUALITET

Pas videos së ish-ministrit Tahiri, reagon kandidati i LSI, Tushaj: Respektova zakonin e kafesë

16:04 - 19.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas postimit të videos  nga ish­-ministri Tahiri, ku shikohet duke i futur ne xhep nje zarf te dhunuarit Gjovalin Gjini , ka reaguar kandidati për deputet i LSI­-së, Viktor Tushaj, me anë të një statusi në “Facebook”.  Tushaj ka thënë se gjesti i tij ka të bëjë me zakonin për të nderuar filxhanin e kafes, pra se ai e ka uruar për shkak të lëndimit dhe daljes nga spitali. Kandidati i LSI­-së thotë se ai bashkë me Gjovalinin, kryeplakun e Rraboshtës e kanë respektuar dhe e respektojnë këtë traditë të bukur duke shtuar se turpi është për ata që e kanë harruar.

Statusi i plotë

Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.