Speciale

Ja kush është biznesmeni që mundësoi paktin Rama-Basha

16:30 - 20.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Marrëveshja e pajtimit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është arritur pas intervistës që Basha ka dhënë në një televizion të njohur kombëtar dhe atë e ka ndërmjetësuar biznesmeni Samir Mane.

Pjesë e marrëveshjes është edhe një leje për një objekt shumëkatësh në qendër të Tiranës për Manen. Ai i ka miq të mirë edhe Ramën dhe Bashën, ndonëse personalisht nuk është i përfshirë në politikë.

Ndikimin e Manes te Basha dhe Rama, ditë më parë, e ka konfirmuar edhe opinionisti kosovar Baton Haxhiu.

Haxhiu, njeriu më i afërt i Ramës, ka thënë për një emision në Kosovë se kryeministër faktik i Shqipërisë është Mane.

Samir Mane është prapa të gjitha zhvillimeve politiko-mediale në Shqipëri, ka thënë ai.

Mane, i cili është edhe pronar i objektit afër Liqenit, po ashtu kishte pasur pajtimin e Bashës dhe Ramës edhe për këtë objekt./JOQ


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.