KULTURË

Shuhet regjisorja Marianthi Xhako, si iu ndalua filmi “Mjekja e fshatit”

09:00 - 20.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Marianthi Xhako-Qemo ka ndërruar jetë pasditen e së dielës në moshën 81-vjeçare. Regjisorja qe vlerësuar me titullin “Artiste e merituar”, Marianthi Xhako konsiderohej si një nga krijueset veterane të ish- Kinostudios “Shqipëria e re”. Ajo ishte regjisore e filmave kronikalë dhe dokumentarë. Lindi në Berat me 2 nëntor 1936 dhe po atje kaloi fëmijërinë dhe mori mësimet e para deri në përfundim të shkollës së mesme me vlerësime maksimale.
Mbasi kreu studimet e larta për regjisurë në Institutin Kinematografik të Moskës në ish BS, në vitin 1960 filloi punë si regjisore në Kinostudion “Shqipëria e re”. Ajo është regjisorja e parë dhe një nga më të talentuarat të dokumentarit shqiptar. Gjatë karrierës se saj realizoi rreth 60 filma dokumentarë.
“Gjatë më shumë se tri dekada, ajo realizoi shumë filma dokumentarë e kronikalë, ku më të spikaturit janë: ‘Qyteti i një mbi një dritareve’ – 1959 dokumentari me të cilin Xhako mbrojti diplomën në Bashkimin Sovjetik. ‘Reportazh nga Kurbneshi’, ‘Burim i pashtershëm’, ‘Nënë Shqipëri” (mbi motivet e poemës me të njëjtin titull të Dritëro Agollit), ‘Viti 1924’, ‘Margarita dhe Kristaqi’, ‘Hasan Prishtina’, ‘Piktori Buza’, ‘Tefta Tashko’ dhe shumë e shumë dokumentarë të tjerë”, shprehet Kujtim Gjonaj, duke shtuar më tej se, “në krijimtarinë e Marianthit, përveç artit dhe talentit frymëzues, spikat patriotizmi dhe ndjenja e dashurisë për Shqipërinë dhe njeriun e thjeshtë”. Për kontributin e saj në artin kinematografik, Marianthi Xhako është nderuar me titullin “Artiste e Merituar” dhe me disa çmime në festivalet e filmit.
FILMI I NDALUAR
Gjatë karrierës së saj ajo pati plot pengesa. Në vitin 1975, Partia i bllokoi shfaqjen e filmit “Mjekja e fshatit”.




Ja si e komentonte ajo këtë rast, në një intervistë pak vite më parë.

“Ishte një arsye banale dhe jo politike, sepse filmi në vetvete nuk kishte asnjë arsye politike për t’u ndaluar. Por, mbaj mend që pak ditë pasi morëm vesh që filmi edhe pse u realizua nuk do të shfaqej, më vjen Farfurija, mjekja, që ishte në qendër të dokumentarit dhe më thotë: ‘Unë e di kush e ka bërë, është sekretari i Partisë’. Kështu shprehej Marianthi Xhako në media për ndalimin e filmit ‘Mjekja e fshatit’, e vitit 1975.

Në të, shfaqej komunistja që lë rehatinë në spitalin në qendër të Tiranës dhe niset vullnetare në fshatin Kllojk. E ky dokumentar, pavarësisht mesazhit që transmetonte, nuk u lejua të shfaqej kurrë, jo vetëm për publikun, por as për vetë regjisoren. Arsyeja e ndalimit të këtij filmi: po aq absurde; sekretari i Partisë, që vetë kishte dhënë orientimin që ky dokumentar të realizohej, më pas ndoshta në shenjë hakmarrjeje apo për arsye krejt personale kishte vendosur që filmi të flinte si shumë të tjerë në arkivat e Kinostudios ‘Shqipëria e Re’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.