Kryesore

Kryemadhi: Ja pse s’kemi dal më herët nga koalicioni. Arroganca e solli në këtë gjendje Rilindjen

21:45 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Monika Kryemadhi e ftuar në “Studio e hapur” e News24  në emisionin e Eni Vasilit ka zbuluar arsyen përse koalicioni PS-LSI nuk funksionojë më. Zëvendës kryetarja e LSI u shpreh se PS kishte kalkuluar të dilte së bashku me LSI në zgjedhjet lokale.

“Çdo student sot ka identitetin e vet, kur ti nga ministria hap notat e i kontrollon, imagjino sa i sigurtë është sistemi sot. Po për mendimin tim tim arroganca e bëri në një gjëndje të tillë rilindjen. Çdo gjë ishte e kalkuluar që të dilnim bashkë në zgjedhjet lokale, në të kundërt kandidatët e rilindjes do ta kishin të pamundur pa ata të LSI. Kam folur dhe më parë për këtë.

Po të largohej LSI nga koalicioni nuk zgjidhej dot një kryeministër tjetër, nuk largohej, Kushtetuta e 2008 nuk ta lejonte këtë gjë, dhe Rama do vazhdonte të vegjetonte deri në zgjedhje. Kushtetuta e 2008 nuk të lejon, duhet të bësh 71 vota, ti mund të bëje të kundërtën, mund të ikje si ministër deri sat ë dekretohej një ministër tjetër. Në 2008 kjo gjë është bërë legjitime.”


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.