AKTUALITET

Dritan Dajti kërkesë të veçantë nga qelia e burgut, do leje për…  

11:50 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të gjithë personat që nuk kanë emrat në listat e votuesve, mund t’i drejtohen gjykatës me një kërkesë për lejim votimi. Vetëm në dy ditët e fundit, në Gjykatën e Tiranës janë depozituar një total prej 40 kërkesash me objekt “lejim për të votuar”.

Përveç personave që nuk e kanë emrin në listë, apo kanë pasaktësi, një kategori e kërkuesve janë edhe personat me masë sigurie “arrest në burg”. Kjo prej faktit se ata mund të ndodhen në institucione të izolimit jashtë vendbanimit të tyre, si dhe emri i tyre figuron në lista të qendrave të votimit jashtë burgut ku janë si të paraburgosur, apo si të dënuar, raporton Panorama.

Një prej tyre është Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katërfishtë të ndodhur në gusht të vitit 2009, në Durrës. Aktualisht Dajti po rigjykohet në Apelin për Krimet e Rënda, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, të shpallur në korrik të vitit të kaluar.

Dy ditë më parë, me një kërkesë të tillë gjykatës iu drejtua edhe ish-deputeti Mark Frroku, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7.5 vjet burg për akuzat e “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurisë” dhe “ndërtimit të paligjshëm”. Kërkesat e tyre për leje votimi janë hedhur në short dhe në ditët në vijim pritet t’i nënshtrohen gjykimit. Nga ana tjetër, në këto zgjedhje ligji për dekriminalizimin nis efektin për herë të parë, në pjesën e pengimit të së drejtës për të votuar për personat e dënuar me një vendim të formës së prerë.

“Panorama” i kërkoi zyrtarisht Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në lidhje me numrin e personave që vuajnë dënime me burg, të cilët preken nga këto ndryshime ligjore.

“Në listën përfundimtare për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ka 1367 subjekte të bllokuara, si objekt për herë të parë i ligjit të dekriminalizimit”, thuhej në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.