AKTUALITET

Mesazhi/ Ilir Marko-Tahirit: Të shkarkuan ndërkombëtarët, s’kisha pse të të përgjoja unë

16:19 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas statusit ku Saimir Tahiri sulmoi Ilir Metën dhe zv/ ministrin e tij, që e akuzoi se e kishte përgjuar, ka reagur Ilir Marko. Në një mesazh privat ish-zëvendës/ministri i ka dërguar Tahirit, ai i thotë se nuk ishte nevoja ta përgjonte, pasi e përgjonin ndërkombëtarët.

Më tej Marko i zbulon Tahirit se shkarkimi tij ka ardhur nga një letër  ultimatum që ndërkombëtarët i kanë dërguar kryeministrit Rama.  Gjatë ditës së sotme, Tahiri reagoi mjaft ashpër pas akuzave që kandidatja për deputete e LSI-së, Eriona Bixha i bëri për blerje votash në Vorë. Kandidatja e LSI-së tha se Saimir Tahiri dhe njerëzit e tij po blejnë vota në Bashkinë e Vorës. LSI paraqiti emra dhe targa makinash që përdoren për të shpërndarë lekë.

Në vend të përgjigjes për këtë akuzë, Tahiri tha se sulmet e LSI ndaj tij janë politike. Ai tha se e kanë akuzuar me pa të drejtë edhe gjatë kohës që ishte ministër. Aludimet e forta që bëri Ministri për përgjime, kanë nxitur dhe reagimin e Zv/Ministrit Ilir Marko.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.