POLITIKË

Video/ Berisha denoncon: Ja si kërcënohen punonjësit e bashkisë me vendin e punës

14:50 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në rrjetet sociale, në faqen e tij “Facebook” një video denoncuese ku tregon se si kërcënohen punonjësit e bashkisë me vendin e punës

Postimi i plote i Berishës

Kjo është farsa elektorale e Edvin Kristaq Ramës! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha

“Përshëndetje Doktor, po të dërgoj një video e cila tregon me zë dhe figure se si kërcënon Pandi Cunge Kryetare e FRESH Kolonje një punonjës të bashkisë me vendin e punës, nëse nuk merr pjesë në fushate. Me poshtë keni videon dhe tekstin e bisede. I bej thirrje prokurorisë se shtetit te vendos menjëherë para ligjit ketë banditë te pushtetit qe nuk njeh ligje dhe norma ligjore!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha

-Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje: Po me ke ishe atje?

Punonjësi i Bashkisë: Po me ata mo

Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje: E mo, mos me mashtro mua tani. Me vjen gjynah qe do te marrësh veten me qafe.

Punonjësi i Bashkisë: Po erdha mo, për Zotin

Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje: Ti bej si te duash.

Punonjësi i Bashkisë: Po s’me ke pare

Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje: (flet dicka, por s’e kuptoj)

Punonjësi i Bashkisë: Po jam ne pune.

Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje: Jo, jo. Pasdite nuk je ne pune. 3,4 e lart nuk je ne pune. Do te djegësh veten, gjynah me vjen. Je djalë i mire te djegësh veten me date 26. Ti si te duash, e ke vete ne dore. Po s’të dhimbset vendi i punës…”

https://www.dailymotion.com/video/x5rnp6c_kryetari-i-freshit-kercenon-punonjesit-e-bashkise_news#tab_embed


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.