POLITIKË

Kandidatja e PS në Shkodër denoncon: Militantët e LSI kanë ndërprerë procesin, një i shoqëruar

18:09 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Rreth një orë para se të mbyllet procesi i votimit kandidatja për deputete e PS në Shkodër ka denoncuar në media praninë e personave të paautorizuar në qendrat e votimit. Aktualisht në një shkollë procesi është ndërprerë në Shkodër.

Senida Mesi ka bërë me dije se simpatizant të LSI janë parë në qendër të votimit duke intimiduar votuesit edhe komisionerët. Mesi bëri me dije se një person është shoqëruar në polici.  Më tej ajo ka përgënjeshtruar lajmin se ka qenë brenda shkollës. Kandidatja e PS bëri me dije se ka komunikuar me komisionerët për ti pyetur si po ecën procesi, por s’ka qenë e pranishme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.