BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Angela Martini Nga Miss Pallati, në sfilatat botërore

16:00 - 26.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Angela Martini Nga Miss Pallati, në sfilatat botërore





Angela Martini Nga Miss Pallati, në sfilatat botërore. Rruga e suksesit e vajzës me bishtaleca nga Shkodra
Është larguar nga Shkodra si një vajzë e vogël me dy bishtaleca dhe kthehet si një top-modele në krah të Fadil Berishës. Angela Martini është shkodrania që ka kapur majat e modës në New York dhe që do të jetë si e ftuar e veçantë e spektaklit “Super model of the Word” 2010 Albania. Ajo është e ftuar po ashtu në Kosovë dhe Maqedoni. Ajo është shembulli i suksesit, nëse  “vullneti, kuraja dhe besimi në vetvete  ekziston”. Nëna e saj, Nexhi Ibrahim Nussbaumer vazhdon të mbetet idhulli për Angelen. Angela Martini ka lindur në Shkodër, ajo është rritur në Zvicër dhe tani jeton në New York, duke u bërë pjesë e agjencive më të rëndësishme të botes se modës. Angela shkoi në Zvicër kur ajo ishte 9 vjeç. Ëndrra e saj ishte gjithmonë për t’u bërë një modele. Ka udhëtuar drejt Amerikës e bindur se atje ishte vendi i suksesit të saj. Tashmë që po shijon suksesin, Angela ka dhënë intervistën e parë në Shqipëri, pikërisht për “Bluetooth”. Lidhja me Shqipërinë është e madhe, pasi këtu ndodhen akoma një pjesë e familjes së saj. Kudo ku shkon në botë ajo njihet si ‘Angela From Albania’.


Kur ju lindi ideja për t’u bërë modele?
Kur unë isha e vogël kam fituar Miss Pallati, Miss Lagja, Miss Klasa, Miss Shkolla etj… Di të them se e mbaj mend si një ëndërr që më ka shoqëruar gjithnjë. Më duket se kam lindur me këtë ëndërr.
Në çfarë moshe nisët të bënit realitet ëndrrën tuaj?
Kam qenë 18 vjeç kur mora kurajën të marr pjesë në jetën e modës. Në Miami gjeta rrugën e duhur dhe u bëra gati për ëndrrën e madha. Por, realisht jam ndjerë pjesë e modës kur kam shkuar në New York.
Jeni rritur në Zvicër. Më pas keni udhëtuar drejt Amerikës. Mund të na kujtoni këtë rrugëtim drejt suksesit?
Unë jam një njeri që besoj tek aftësitë e gjithsecilit. Isha e bindur në vetvete, dhe u nisa. Kam udhëtuar vetëm drejt Majamit pa njohur aty asnjeri. Prenotova biletën e avionit me kthim pas 2 javësh dhe hotelin vetëm për 1 natë. Nuk e di pse e kisha një parandjenjë që unë shumë shpejt do të hyja në kontaktet e duhura. Të nesërmen e mbërritjes në Amerikë u nisa të bëja librin e fotove. I pari fotograf me të cilin kam punuar ka qenë Fadil Berisha. Kam qëndruar 4 muaj në Majami dhe më pas kam shkuar në New York, ku dhe nisa punë si modele. Jam ndierë jashtëzakonisht mirë kur kam nënshkruar me agjencinë numër 1 të botës “Elite, Models New York”.


Duket se çdo gjë ju ka shkuar mirë. A keni pasur probleme?
Sigurisht që problemet nuk kanë munguar. Nuk i kam shpëtuar problemit të vizave, edhe pse bëhej fjalë për zgjatje qëndrimi me kontrata pune. Ambasada Amerikane më ka refuzuar vizën 2 herë brenda 5 muajsh. Të gjithë më thoshin të kthehesha mbrapsht. Unë nuk u dorëzona. Aplikova për herë të tretë dhe me në fund më dhanë të drejtën e punës dhe të qëndrimit në USA. Të gjitha këto ndodhen vetëm brenda 8 muajsh, kur isha vetëm 20 vjeç.
Ju ka bërë optimiste gjithë ky sukses?
Sigurisht, jo vetëm për vete, por jam optimiste se kushdo mund të bëhet dikush. Të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë, asgjë nuk është e pamundur, vetëm që duhet të jesh njeri i fortë dhe të besosh në veten tende.


Ku e keni gjetur këtë forcë dhe kurajë?
Sigurisht, tek familja ime, tek nëna ime, Nexhi Ibrahim Nussbaumer. Jam shumë e afërt me familjen time, më mbështet në maksimum. Jam shumë e lidhur me nënën time, gruan me shpirt të madh, idhullin tim. Edhe nëse jemi larg, flasim shumë. Unë kam gjithnjë parasysh imazhin e saj ndërsa flas në telefon: një grua shumë e bukur, e gjatë, me flokët e verdha: Nexhi Ibrahim Nussbaumer. Nuk ka rëndësi se sa larg jemi gjeografikisht, për mua ka rëndësi se sa e fortë, e zgjuar dhe inteligjente është nëna ime. Nëna ime e ka zemrën më të madhe në botë.
Ky shkrim u botua më 17 tetor 2009


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.