POLITIKË

Mimoza Hajdarmataj inkurajon votuesit: Të jesh demokrat do të thotë të kesh kurajo

18:34 - 26.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Teksa vijon numërimi në të gjitha qarqet ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike.

Në Facebook Mimoza Hajdarmataj ka inkurajuar të gjithë numëruesit, por edhe votuesit e Partisë Demokratike.

Statusi i Mimoza Hajdarmataj

Të jesh demokrat do të thotë të kesh kurajo, të rezistosh dhe mbi të gjitha të besosh se liria funksionon.

Kjo është beteja më e vështirë, ku shumëkush po gjykon shpejt e po jep verdikte nga më absurdet.

Por idealet e një Shqipërie demokratike, të zhvilluar dhe si gjithë Europa do ti përmbushë vetëm PD.

Shpëtimi do të vijë nga idealistët që qëndrojnë dhe jo pragmatistët që gjithmonë kalkulojnë karrierat e radhës, në rilindjen e re të një shumice që kërkon të groposë shpresat e shqiptarëve.

Prisni deri sa të numërohet vota e fundit…


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Cfar duhet te presim e cfar kurajoje te kemi kur ju ne nje kohe qe duhet te benit fushate u mbyllet ne cader,kur ju ne vend qe te benit fushate kur kishte mbetur dhe me pak se nje muaj kohe filluat te grindeni per listat,kur ju ne fushate ne vend qe te ngriheshit kunder rilindjes qe e mbushi vendin me droge ,qe kishte pushtetin,qe mund ti manipulonte zgjedhjet ju kundervute LSI duke u bere ortak me Ramen.

    Përgjigju ↓