Kryesore

A do japë dorëheqjen? Basha takim për 45 minuta kokë më kokë në zyrën e Berishës

12:52 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryedemokrati Lulzim Basha pritet që sot të dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me rezultatin që mori PD në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pak pas mesditës, Basha ka mbërritur në selinë blu pas një takimi me ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD-së, Sali Berisha. Një takim i cili zgjati për rreth 45 minuta.

Takimi mes tyre është bërë në zyrën e ish-kryeministrit, ndërsa është diskutuar pikërisht për situatën në të cilën PD ndodhet aktualisht pasi mori vetëm 43 deputetët në zgjedhjet e së dielës. Ndërkohë që  dhe përkrahësit e PD-së, fajësojnë Bashën për humbjen kundrejt PS-së, duke i kërkuar këtij të fundit të japë dorëheqjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.