Kryesore

EMRAT/ “Bomba” në PD, dhëndëri i Berishës dhe 18 anëtarë kryesie: Basha IK!

21:49 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




18 anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë publikuar një deklaratë ku kërkojnë sa më shpejt largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i kësaj partie. GSH.al ju sjell deklaratën e plotë.

DEKLARATA E NJE PJESE TE KRYESISE SE PD
Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.
Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”.
Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.
Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!
1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
3. Edith Harxhi Anëtar i KK
4. Edvin Kulluri Anëtar i KK
5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK
7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
8. Grigels Muçollari Anëtar i KK
9. Gent Minarolli Anëtar i KK
10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK
11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator
13. Juela Meçani Anëtar i KK
14. Leonard Olli Anëtar i KK
15. Ledina Aliolli Anëtar i KK
16. Mirgen Lata KK
17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare
18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.