Tech

Fitorja e Ramës, vjen urimi i parë për PS-në nga PD-ja: Shqiptarët e treguan me votë se kush është…

13:38 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tashmë nuk ka më surpriza; PS është forca fituese e këtyre zgjedhjeve parlamentare, ndonëse kanë mbetur dhe pak kuti për t’u numëruar.

Kështu, kanë filluar dhe urimet e para në drejtim të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Pas kancelares gjermane, Angela Merkel, një urim ka ardhur edhe nga kundërshtari në garë, Partia Demokratike. Është një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda, që ka uruar fituesin, në shenjë civilizimi. Deda i ka uruar punë të mbarë Partisë Socialiste.

Ja statusi i plotë:

Si fillim kundërshtari urohet, si shenje civilizimi pas një gare. Shqiptaret menduan se shoferi më i përshtatshëm për ti dhënë timonin e kësaj makine me emrin Shqipëri, është Edi Rama, këtë e treguan me votë. Demokracia ka rregulla, shumica fiton.
Urime Partisë Socialiste për fitoren. Punë të mbarë!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.