BOTA

Francë, ish-kryeministri Manuel Valls largohet nga partia socialiste: Përfundoi një pjesë e jetës sime politike

11:11 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri francez, Manuel Valls, i cili mbështeti kandidatin e qendrës Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale në dëm të kandidatit socialist, njoftoi sot se do të largohet nga partia socialiste, në një moment kritik për këtë forcë politike.

“Një pjesë e jetës sime politike përfundoi. Po largohem nga partia socialiste, apo partia socialiste po më largon mua”, deklaroi për radion RTL Valls. 54-vjeçari, Manuel Valls, i lindur në Barcelonë para se të merrte shtetësinë franceze, ai iu bashkua partisë socialiste në moshën 17 vjeç.

I njohur për gjaknxehtësinë dhe karakterin e papajtueshëm, ish-kryeministri i presidentit socialist, François Hollande nga viti 2014 deri në 2016 kishte mosmarrëveshje prej disa muajsh me formacionin e tij politik, e përçarë mes qëndrimeve të kundërta.

Në janar ai doli humbës në parapraket socialiste, ku ai mbështeti centristin Emmanuel Macron që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në kurriz të kandidatit të kampit të tij, Benoît Hamon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.