AKTUALITET

Mbyllet numërimi në qytetin e Krujës, për herë të parë fiton PS-ja, ja diferenca

14:27 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edhe në qarkun e Durrësit, ashtu si edhe në 9 qarqe të tjera Partia Socialiste ka fituar me një avantazh të theksuar në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Madje këtë herë PS ka marrë edhe disa bastione të PD-së. Një surprizë vjen edhe nga qyteti i Krujës ku e dërguar e PS-së ka qenë ministrja Eglantina Gjermeni.

Në Krujë ka përfunduar numërimi i 17 kutive dhe për herë të parë PS është në avantazh me 261 vota. Të ndara: PS-3101 vota; PD- 2840 vota; LSI- 443 vota. Në qarkun e Durrësit PS ka marrë 8 deputetë, PD ka marrë 4 dhe LSI 2 deputetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.