POLITIKË

Nuk fitoi mandat, Dashamir Tahiri: Jam i zhgënjyer, po të kisha dalë vetëm do isha deputet

14:58 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dashamir Tahiri, i pesti në listën e Vlorës për PD-në, që pas numërimit mbeti jashtë Kuvendit është shprehur i zhgënjyer nga humbja dhe njëhkohësisht i befasuar nga fitorja e PS-së me 74 mandate. Në telefonatë për “News 24”, ai ka thënë se respekton vendimin e sovranit.

“Sovrani e dha vendimin e tij, ndihem i zhgënjyer, por ky është vendimi i sovranit dhe çdo kandidat do respektoj vendimin”, – tha ai.

Sipas tij, kjo ishte një fushatë e qetë dhe numri i mandateve që arriti PS nuk priteshin, ishin surprizë.

Pyetur nëse ka ndonjë koment për Bashën dhe a e bën atë fajtor, ai u përgjigj: “Për të gjetur fajtorin është shumë kollaj, duke vënë gishtin, kjo ishte një fushatë secili ka peshën e tij. Nuk e bëj fajtor Bashën, secili ka pjesën e tij të fajit, PD do ringrihet prapë. Unë kam qenë gjithmonë i djathtë, qëndrimi im është djathtas, kam qenë atje ku më kanë çuar, po të isha vetëm do kisha qenë në Kuvend. Por, edhe partia ku isha unë nuk mori asnjë mandat atje ku ka cam, uroj dy mandatet e Elbasanit, atje ku ka çam nuk morën, nga Vlora në Tiranë”, – tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.