Kryesore

Nuk fitoi mandat, Duka gjen fajtorët: PD-ja shkonte me shishe uji në fushatë, ishte inekzistente!

12:27 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 Agron Duka i cili ishte i pesti ne listën e Partisë Demokratike nuk arriti të marrë votat e duhura për të qenë pjesë ë Parlamentit shqiptarë.

Në një intervistë për News 24, Duka shprehet se fajtorë është vetëm Partia Demokratike pasi ishte inekzistente në këtë fushatë.

“PD i kishte strukturat inekzistente. Kur fillova punën pata shumë vështirësi të takoj me njerëz tek e tek, pastaj nisa ti grupoj. Mendova se mund të fitonim 5-6 mandate. Fakti tregoi se nuk ngjizet për një muaj, kërkon një punë të mjaftueshme. Në Shijak ishte dobët, në Spitallë ishte skandal. Ka pasur shumë shitblerje votash në mënyrë masive”, shprehet Duka.

Sipas tij “PD shkonte me një shishe uji në fushatë. Unë bëra një fushatë shumë më të spikatur, dinjitoze për atë zonë që më caktuan. Këto janë faktorët kryesorë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.