Kryesore

Reagon deputetja e PDIU, Lala: Për shtriganët që ndyjnë gjithçka, partia ime janë Dibra dhe dibranët

15:34 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ka reaguar ditën e sotme deputetja e PDIU në qarkun e Dibrës lidhur me deklaratën e një dite më parë.

Reagimi i deputetes Reme Lala vjen me anë të një postimi ne rrjetet sociale në faqen e saj “Facebook”.

Për t’iu kthyer përgjigje dhe disa analisteve, gazetareve apo shtriganëve qe janë mësuar te ndyjnë gjithçka, janë mësuar te shtrembërojnë e te deformojnë, e për t’i kthyer përgjigje dhe atyre qe merren me tepsia e me kusia, me duhet ti them disa fjalë.

Sipas saj është një keqkuptim i madh, kam thënë që nuk kam parti, partia ime jeni ju Dibra dhe dibranët.

 

Ja postimi i plotë i Reme Lalës

Te dashur dibranet e mi!
Iu falënderoj përzemërsisht për mbështetjen. Ne te gjithë fushatën tone, kam thëne qe unë nuk kam parti, partia ime jeni ju, Dibra dhe dibranet. Për respektin e dibraneve, për te sqaruar dhe disa dibrane qe mund te jene keqkuptuar, për t’iu kthyer përgjigje dhe disa analisteve, gazetareve apo shtriganëve qe janë mësuar te ndyjnë gjithçka, janë mësuar te shtrembërojnë e te deformojnë, e për t’i kthyer përgjigje dhe atyre qe merren me tepsia e me kusia, me duhet ti them disa fjale.
“Do me lini t’ia nis mbare…..?
Siç duket përkthimi shqip – shqip ne 2017 rezultonka me i vështiri”
Mësojeni nëse ju ka humbur nga dija,
rifreskojeni nëse është mykur nga dëliret,
përpunojeni nëse shiteni siç jeni.
Faleminderit Dibra ime qe hodhe gurin e pare ne themele , per te ndërtuar eposin e ri te dibraneve.
Faleminderit qe zgjodhe për ta faqosur ne librat e historisë , ne korpusin e ndritur qe do leme trashëgim.
Faleminderit dy burrave Aqif Rakipi e Bujar Muca. I uroj fitoren dy burrave fisnike, deputeteve te Elbasanit. Unë jam ne mes te tyre, si deputete e PDIU-se dhe nuk kam kaluar me askënd.
Faleminderit për buqetën e pare te mirëseardhjes, po ashtu rishtareve te ekranit qe vëmendjen e marrin nga hedhja gjyleve me ujë, me siguri lagin vetëm këmbët e veta. Nuk dine te jene as guximtar deri ne fund. Bëjnë perifrazime, gajasmë simbolika, metafora me mimika te frikësuara, gjuajnë me shigjeta kaullçuku ne frontin ku fortifikimet janë prej çeliku.
Gjykimet ne eter nuk kompleksojnë njeri.
Velat i ngrita për te lundruar drejt , qete , faleminderit Zotit qe erën e kam ne favorin tim.
Po ua theksoj te gjithëve, Dibra e dha verdiktin e vet. Tani me ngelet mua, qe ne respekt te dibraneve, te bej realitet fillimin e Rrugës se Arbërit brenda këtij viti. Po Rruga e Arbëri me Edi Ramen behet, se Edi Rama e ka timonin! Unë si dibrane, jam e gatshme te bashkëpunoj me këdo qe realizon premtimin e Rrugës se Arbërit. Dibra ka me shume rendësi se ideologjitë Edhe një here faleminderit shume Dibra, Dibrës e dibraneve iu detyrohem e do t’iu përkushtohem përjetë!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.