Kryesore

Sot festë e madhe në Tiranë, ja mesazhi që i dërgoi kryeministri Rama deputetëve: Ia dolëm!

10:41 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur kanë mbetur për tu numëruar dhe më pak se 200 kuti në të gjithë vendin, Partia Socialiste duket se po shkon drejt një fitoreje me 74 mandate në të gjithë vendin.

Deri më tani ende nuk ka pasur një reagim nga kryeministri Rama, por ama ai u ka çuar një mesazh të gjithë deputetëve të forcës së tij politike.

Në mesazh ai thotë se ata ja dolën dhe atje ku askush nuk mund ta besonte. Po ashtu Rama lajmëron dhe orën kur do të nis festimet PS dhe ajo do të jetë ora 18 e 30 e pasdites së sotme.

MESAZHI I PLOTË

Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre! Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit! Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë Rroftë Shqipëria”, shkruan Rama në “sms” për kandidatët për deputetë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.