AKTUALITET

Vijon procesi i numërimit të votave në Durrës, mbeten dhe 26 kuti, kryeson PS-ja

13:03 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit. Nga 438 kutitë e numëruara nga 460 kuti që janë në total, kryeson Partia Socialiste e ndjekur nga PD dhe LSI.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 66731 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 39157 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka 21298 vota ose 2 mandate.

Nga rezultatet paraprake të numërimit rezulton se kreu i PAA-së, Agron Duka, i renditur i pesti në listën e Partisë Demokratike në këtë Qark, rrezikon të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.