Kryesore

“Votoni 3 dhe 6”, gafa në fushatën e PD sjell 680 vota të pavlefshme në Kavajë. Çdo fletë ka 2 shenja

08:30 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike ka reduktuar ndjeshëm diferencën e votave me PS-në në Kavajë, po ta krahasosh rezultatet në zgjedhjet e mëparshme, në 2015 dhe 2013.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013, PS-ja doli mbi PD-në me rreth 5.500 vota në Kavajë-Rrogozhinë. Kjo diferencë tani është reduktuar në rreth 700 vota.

Ndërkohë, GSH.al mëson se një gafë e PD-së gjatë fushatës elektorale ku i është bërë thirrje elektoratit “votoni 3 dhe 6!” ka sjellë një ngatërresë që nuk i ka kushtuar pak kësaj partie.

Ideja e shtabit demokrat ka qenë: “votoni 3” në fletën e votimit për kryetar bashkie (Isa Sakja) dhe “votoni 6” (PD) në fletën për zgjedhjet parlamentare. Por, ky mesazh nuk është kuptuar nga shumë votues.

Burime nga KZAZ-ja thonë për GSH.al se në fund kanë rezultuar plot 680 fletë votimi të pavlefshme, të shenjuara tek dy numra, tek 3-shi dhe tek 6-a.

Gjithashtu, një tjetër paradoks: Kristiandemokratët kanë marrë 300 vota në garën parlamentare, sepse shumë qytetarë kavajas kanë votuar numrin 3 në fletën e gabuar, pra jo në fletën për kryetar bashkie, por në atë për zgjedhjet parlamentare.

Pra, rreth 300 vetë duke dashur të votojnë Isa Sakjan e PD-së i cili në fletë kishte numrin 3, kanë votuar gabimisht në fletën tjetër. Kështu, kristiandemokratët që as në ëndërr nuk do ti kishin parë 300 vota në Kavajë, janë zbuluar mini-surpriza e këtyre zgjedhjeve.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.