Tech

Dekorohet nga Presidenti Nishani, komisari i ekzekutuar Artan Cuku. I jepet “Shqiponja e Artë”

10:06 - 28.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një nderim pas ndarjes nga jeta. Me propozim të Ministrit të Punëve të Brendshme  Dritan Demiraj, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar ish-Komisarin Artan Cuku, me medaljen e Shqiponja e Artë (pas vdekjes).

Më 14 qershor, Ministri Demiraj i ka dhënë ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (Pas vdekjes), Medaljen e Nderit, me motivacionin:
“Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.

Kujtojmë se komisari Artan Cuku u vra në prill të këtij viti pranë banesës së tij në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar para pak ditësh i dyshuari Mikel Shallari, 24 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.