POLITIKË

A u penalizua PD-ja nga mospërfshirja e emrave të njohur? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

18:20 - 29.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’,  ka folur për humbjen e PD-së në zgjedhje si dhe arsyet që sollën këtë rezultat. Sa i përket pyetjes nëse PD u penalizua pasi për shkak të listave të kandidatëve, ku mungonin emra të njohur, Mediu tha se duhet të kishte shfaqje me të mirë të kandidatëve, pasi eksperienca politike ka efektin e vet në fushatë.

“Nuk dua të behëm konformist, por historiku i një partie është i rëndësishëm. Ndodh që për afat te keq një grup përpiqet të përjashtojë një grup tjetër. Çdo gjë ka pasur efektin e vet. Unë nuk isha pjesë e diskutimit kush ishin kandidatët. Ka kandidatë të mirë, por edhe eksperienca politike ka efektin e vet në fushatë. Do ishte me mirë të kishim nj shfaqjeje më të mirë të kandidatëve” – tha Mediu.

Për sa i përket zërave për shitblerje votash në Kavajë për zgjedhjet vendore, Mediu tha se paraja refuzohet kur ka organizim.

“Gjithë marrëdhëniet kanë qenë në pushtetin qendror. Isa Sakja nuk ka influencuar. Por edhe paraja refuzohet kur ka organizim. Edhe në Vorë dhe Kamëz u hodhën shumë para por ne fituam sepse organizmi ishte masiv. Ajo që më shqetëson mua është blerja e votës dhe pjesëmarrja e ulët në votime. Rama diskreditoi politikën. E dhimbshme që individët dalin mbi partitë politike. Efektet e parasë dhe krimit po dominojnë” –tha Mediu.

Kreu i PR, Mediu tha ndër të tjera se opozita sot duhet të bëjë inventarin e ‘shtëpisë’ së vet. Ai tha se PD duhet të ketë një marrëdhënie e drejtpërdrejtë me anëtarët e thjeshtë.

“Fakti parë që duhet të analizojmë dhe u vendosëm edhe para elmimimit total, për mospjesëmarrja në zgjedhje. Por opozita sot duhet të bëjë inventarin ‘shtëpisë’ së vet. Pra kush janë kapacitetet, drejtuesit, ministrat etj. Duhet të jetë një marrëdhënie e drejtpërdrejtë me anëtarët e thjeshtë. Duhet marrëdhënie me e drejtë, pasi ata i dinë edhe më mirë defektet dhe problemet. Po ashtu duhet edhe një garë e hapur. Nuk pajtohem me Eduard Selamin kur tha se shqiptarët zgjodhën më te keqen e vogël. E keqja ishte ajo që dominoi. Pra duhet të ngrihet shpresa dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe për të garantuar demokracinë. Për reformën zgjedhore ka mungesë vullneti nga mazhoranca. Marrëveshja me Ramën ishte për të shmangur një krizë. LSI mund ta bëjë opozitën dhe kushdo mund ta bëjë, por LSI mund ta bëjë në këndvështrimin e majtë. Nuk mendoj të ketë koalicion opozitar, por opozitë të djathtë” –tha Mediu.

Gjithashtu Mediu tha se kishte siguri për mandatin e tij, ndërsa PR është ndëshkuar, pasi mënyra e koalicionit nuk ka qenë e duhura.

“Kisha siguri për mandatin tim. Shqetësim kisha pasi kur je ne garë asgjë nuk është garantuar. PR është më e ndëshkuar dhe mënyra e koalicionit nuk ka qenë e duhura dhe efektive. Unë u kam bërë thirrje republikanëve të votojnë PD. PR ka një bazë të qëndrueshme, pasi 4 mijë 5 mijë vota shkuan dëm. Do kisha dëshirë që Idrizi të ishte në Kuvendin e Shqipërisë” –tha kreu i PR.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. PR ka qe nga koha e Godos qe eshte nen sqetullen e PD. Vetem nuk ka konkuruar apo fituar asnjehere. Vete mediu ka qene perhere deputet i listes se PD, perjashtuar ndo nje rast por edhe atehere me ndihmen e Saliut.Kesaj morri vetem 4300 vota ne gjithe Shaiperine. Mendoni vete se cfare partie e vetequajtur e djathte eshte kjo.FRD psh qe eshte e atij krahu mori 5.200, ndersa zoti Mediu nuk i ndahet parlamentit me fuqine e nje grusht votave qe merr dhe kur Idrizi qe ai i qan hallin, mori si parti 76.000, por nuk e siguroi dot vendin. Hipokrizi prej qylaxhiu dhe sahanlepires i Berishes.Po jeta do ta tregoje/vertetoje se do ta zejë mallkimi i nenave te Gedecit veshur me te zeza, shkaktuar prej servilizmit te tij ndaj familjes Berisha.

    Përgjigju ↓