POLITIKË

Bomba e kandidatit të PD, Zogaj: Kambisti i Lezhës ka këmbyer 800 mijë euro për 10 ditë

15:24 - 29.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kandidati i PD në Lezhë, i cili nuk arriti të futej në Parlament, pas renditjes i katërti në listë, në një shkrim për “Panorama”, zbulon bisedën me një kambist në qytetin e Lezhës, i cili i ka treguar se “në dhjetë ditët e fundit të fushatës tetëqind mijë euro, një shumë e barabartë, siç tha ai, me punën e dy viteve”. “Por ka një bindje të gjerë popullore se shitblerja masive e votës është shenja dalluese e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Me këtë shenjë, apo më saktë me këtë damkë, do të mbesin në historinë e zgjedhjeve më të shëmtuara e më të pista që vendi ka njohur. Përveç morisë së pafund të fakteve “të vogla”, këtë e provojnë edhe faktet e mëdha që nuk kanë nevojë të hetohen.

Lumi i parave të drogës dhe korrupsionit që u përdorën për blerjen e votës në fushatën e këtij muaji tronditi kursin e këmbimit të euros, duke e zhvlerësuar atë kundrejt lekut më shumë sesa do ta kishte zhvlerësuar një sezon turistik shumë i suksesshëm. Një kambist në Lezhë rrëfeu se kishte këmbyer në dhjetë ditët e fundit të fushatës tetëqind mijë euro, një shumë e barabartë, siç tha ai, me punën e dy viteve. Përveçse me lekë, vota u ble direkt edhe me euro.

Dy partitë e ish­koalicionit qeveritar, PS dhe LSI, vunë në shënjestër të fushatës së tyre zgjedhësit e ashtuquajtur vulnerabël, të kthyeshëm, të shitshëm, të varfër, të cilëve iu qepen natë e ditë për t’i lidhur në zinxhirin e votëblerjes.

Kjo ishte në tërësi “fushata” në terren e pagatorëve, kujdestarëve dhe kapove zonalë të këtyre partive. Ata u përplasën disa herë për prenë, domethënë për zgjedhësit e piketuar për t’u blerë”, tha Zogaj, në një shkrim për “Panorama”./Panorama.com


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Z. Preç 800.000 euro me 135 lekë të rinj bëjnë 108, milionë lekë të rinj ose 1 miliard e tetëdhjetë.milionë lekë të vjetra.Si shumë i pasur qenka ai kampisti juaj, apo mos e ke ngatërruar me ndonjë bankë dakort megjithatë… por harrove nuk përmende “qokat”e LSI-SË. E kam fjalën edhe partitë kush më.pak e kush më shumë na e paskan hapur thesin.
    Kjo nuk është as e para dhe as e fundit herë

    Tithashë këto meqënëse je i penës dhe i politikës të takon të shkruash dhe analizosh fenomenin dhe jo të akuzosh një forcë.politike meqenëse nuk hyre dot në parlament. Bëhuni njiherë të vetme seriozë. Mos na shkruaj karagjozllëqe.çapajevi rus

    Përgjigju ↓