POLITIKË

Ish-ministri, Manjani: Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD. Do hiqet një tepsi për të vënë një…

13:07 - 02.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, ka analizuar situatën postzgjedhore.

Manjani thotë se ka disa indicie që PS dhe PD të bëjnë një koalicion të madh, ku të qeverisin së bashku. Ai thekson se është një supozim, jo pa bazë. “Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën; mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes; shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion: Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!”, – ka shkruar ndër të tjera, Manjani.

Ja statusi i plotë

Supozim jo pa bazë.
——-

Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën;
-mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes;
-shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe
-mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion:

Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!

Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE.

Arsyeja e vërtetë: të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit!

Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë!

Jam i sigurtë qe ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë!

Të shohim a do mund të realizohet!

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.