POLITIKË

Deputeti i LSI flet për koalicionin me PS: Kur diçka nuk funksionon, ndërpritet

19:02 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

­




Sot do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri, pas dorëheqjes së Petrit Vasilit. Disa minuta para fillimit të Konventës së LSI, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, thotë se Monika Kryemadhi do të marrë votëbesimin e anëtarëve të partisë.

Ndërkohë që Koka ka komentuar edhe koalicionin me PS, të cilin e ka cilësuar si pozitiv në 4 vite qeverisje, si dhe largimet nga puna të punonjësve të administratës.

Ai tha se duhet t’i jepet fund persekutimit të punonjësve të administratës, të cilët shkarkohen nga puna për shkak të bindjeve politike.

“Pas dorëheqjes së Vasilit nga LSI është propozuar Monika Kryemadhi. Besoj se do të marrë të gjithë votëbesimin e LSI. Nëse themi se në Shqipëri ka punë, por s’ka punëtore. Apo kemi administratë, por s’është e jona, atëherë do të thotë se puna e bërë deri më tani nuk ka funksionuar. Uroj që të largohet kjo terminologji e ndasisë dhe persekutimit të njerëzve, pasi administrata është një. Shumë prej punonjësve në administratë kanë qenë të devotshëm. Kush nuk ka qenë i tillë është larguar. Ne kemi bërë punë të mirë, dhe jemi angazhuar për të bërë sa më shumë. Unë kam besuar gjithmonë se koalicioni ka funksionuar mirë. Nëse nuk është këtu, atëherë problemin duhet ta kërkojnë gjetkë.

Mendoj se aleanca ka shërbyer për të realizuar disa punë të rëndësishme për vendin. Këtë e kemi dëgjuar sa herë janë bërë arritje në interes të vendit. Kur diçka nuk funksionon, ndërpritet”, tha Lefter Koka.

Ministri i Mjedisit tha se zgjedhja e Monika Kryemadhit në krye të LSI, është e rëndësishme, pasi ajo është një politikane me shumë eksperiencë, që do ta nxjerrë këtë parti forcë të parë.

“Zonja Kryemadhi tashmë është një politikane me shumë eksperiencë. Unë i vlerësoj individët që kanë vite në Parlament, edhe në periudha të vështira. Besoj se Kryemadhi do të dijë të drejtojë me sukses këtë grup parlamentar dhe këtë parti, që nga zgjedhjet në zgjedhje ka shënuar rritje. Koha do ta tregojë pse kjo forcë nuk doli e parë, por unë besoj se LSI do të vijojë të rritet, dhe do të jetë forcë e parë”, është shprehur ministri Lefter Koka.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Zoti Lefter, sa per administraten kKryeministri Rama po ben shum mir qe o i largon nga puna te paaftet. partiaket, Timonin qytetaret ja dhan Rames, jo Ilirit edhe pse u cir e shahu shum qe si takonte si president i zgjedhur.
    Esht nje e vertet e madhe se nga Skodra ne Sarand, kuadrot drejtus te LSi, ne dogana, Tatime e kudo ku kan drejtuar jan mar me pislleqe dhe koorupsjon, i ke ne KLSH, ne shtypin perjodik skandalet ku flamurine mban porti i Durresit i drejtuar nga LSI. Reforma ne administrat qe i ka plasur buzen ati populli esht po aq e rendesishme sa ajo e drejtesis. Prandaj kryeministri Rama si per shum rreforma edhe per kete te administrates, doe mar kredite pozitive.
    Deri tani ne qeveri miksa sic ka qen PD vecse ka mjel lopen, pa e ushqyer e kujdesur per te. Tani te rini ne opozit dhe te mbeshtesni rreformat e ndermara dhe ato qe dote ndermeren ne te ardhmen. Sa per Moniken ta gezoni, se politka e vendit dotete behet ne shtepi se aferm, burri president, Mona kryetare partie. Kjo eht prktik LSI se sesht normale ne perendim. por e provoni mbase u del per mbar, Por Monika ka dhen shenja egoizmi, mendjemadhsie, mbas i theret mendjes ne te ardhmen.

    Përgjigju ↓