EKONOMI

Video/ IKMT prish 2 shtëpi në Lundër, dy familjet akuza aluiznit na kërkuan 10 mijë euro për legalizimin

15:04 - 05.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Erjon SKENDAJ

 

Nga sot dy familje që banonin në Lundër nuk kanë më një strehë mbi kokë.

Shtëpia njëkatëshe pranë rreth rrotullimit të lundrës ku jetonin prej më shumë se 20 vitesh është shembur me mjete të mekanizuar nga inspektorati kombëtar I mbrojtjes së territorit.

Vendimi është marrë pas skualifikimit të procesit të leagalizimit nga drejtoria e ALUIZN-it, Tiranë, me argumentin se aty kalon segmenti I Unazës së Madhe.

Por ky vendim administrativ është kundërshtuar me forcë nga vetë banorët që pretendojnë se si prona truall ashtu dhe e drejta e legalizimit ju është njohur shumë vite më parë me vendim qeverie dhe vendim Gjykate

Dy vëllezërit Hasmuca akuzuan drejtorinë e ALUIZN-it Tiranë për tejkalim të kompetencave mbi vendimet e gjyqësore dhe të qeverisë.

Ata kanë shkuar edhe më tej duke akuzuar drejtues të lartë të asgjësisë së legalizimeve tiranë se ju kanë kërkuar ryshfet në shumën 10 mijë euro për tu legalizuar banesën.

Ardhja e fadromës ka tensionuar situatën ndërsa një nga gratë e familjes Hasmuca  është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital.

Dy familjet tentuan të ngujohen brenda ndërtesës së boshatisur por janë ndalur nga policia e ardhur në ndihmë të IKMT.

9 banorëve  të shtëpisë një katëshe nuk ju është lënë asnjë mundësi ankimimi në gjykatë pasi vendimi për prishjen ju është bërë i njohur pikërisht në momentin kur fadroma ka nisur shembjen e murit të shtëpisë.

Nga IKMT, Tiranë nuk pati një kundëreagim mbi pretendimet e banorëve ndërsa këta të fundit thanë se do ta kërkojnë drejtësi deri në gjykatën ndërkombëtare në Strazburg.

 


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Tashmë është fakt se mbi ligjet kushtetuese.mbi gjykatat në Shqipëri ligjin e bëjnë Bandat.Familjet pushkatuara pa gjyq ndodhen tashmë nën dritën e hënës
    Asnjë institucion nuk u interesua se çfar u bë me “kufomat”as dhe avokati i”popullit”që nga sot nuk do ta quaj më të tillë.

    Përgjigju ↓
    1. shteti nuk interesohet per individe qe punojne me forcat e tyre qe derdhin djersen per te fituar ata pak pak para per te mbijetuar nji familje shteti kriminal ku ne jetojme kujdeset vetem per veten etyre dhe kriminelet qe i mbrojne . dhe jo per shtresat qe nuk i lejojne te rrine ne strehen e tyre por i ekzukuton . ky nuk eshte nuk mund ti thuhet shtet eshte gjumah te thuash shtet se keta nuk e meritojne por do vije dita ku keta krimenele do enden neper burgje se drejtsia vonon edhe zoti thone vonon por nuk harron asnjiher e meka krimine ka kush te merret zoti i vrafte

      Përgjigju ↓
      1. edhe mos e vrit mendjen me vidjot qe ne disponojme te pret europa te strehon ajo sa ti shohi materialet se ne nuk shtetas shqipetare vetem kriminelat jane shqiptare

        Përgjigju ↓