POLITIKË

KQZ: 77.38% e zgjedhësve shqiptarë nuk votuan për Edi Ramën

16:47 - 07.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ilir Sinanaj

 

Mandati “Kuqezi” e pagëzoi kryeministri Edi Rama përpjekjen e fushatës që çoi në fitoren e zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 nga subjekti politik që ai drejton, falë Kodit Zgjedhor të Shqipërisë. Ndërkaq, për një mandat “Kuqezi”, pjesëmarrja e zgjedhëse shqiptarë në votime ka qenë mjaft e ulët, madje më pak se gjysma. Për të qenë më të saktë, sipas komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 ishte vetëm 46,79%. Kjo një rënie e theksuar krahasuar më zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, kur pjesëmarrja ishte 53,47%.

Për më tepër, Partia Socialiste e cila doli forca me më shumë vota në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, duke fituar 74 mandate sipas formulës së Kodit Elektoral, është votuar vetëm nga 22,53% e të gjithë zgjedhësve shqiptarë (Për 77.38% të zgjedhësve, Edi Rama nuk ishte një alternativë për t’u votuar). Kjo sipas të dhënave të KQZ-së.

Duke qenë se vetëm me 22,62% të votave të të gjithë zgjedhësve shqiptarë dhe me një pjesëmarrje në votime shumë të ulët (53.21%), Partia Socialiste fitoi 74 mandate paralmetare (nga 140), a nuk ka ardhur koha që të ndryshohet Kodi Zgjedhor për të pasur rezultat sa më demokratik në kuadrin e vullnetit të qytetarëve? Sepse me këtë rezultat, Rama “nuk ka marë” një mandat “Kuqezi” dhe mbi të gjitha nuk mund të jetë gjithëpërfshirës i shumicës së vullnetit absolut të shqiptarëve.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Duhet te pranohet fakti se PS eshte parti me e organizuar ne te gjitha pikepamjet.Nderkaq,me 22,62% te votave te elektoratit te pergjithshem te mirren 53% te vendeve ne Kuvend absolutisht eshte e papranueshme.Doren ne zemer,nese egziston dicka e tille,z.Rama nuk duhet ta pranoje nje rezultat te tille.Ky sistem apo kod ne asnje vend demokratik nuk egziston.Dicka te ngjashme ka ne SHBA por ne asnje menyra me at ndryshim aq te madh.Z.Rama nese e llogarite edhe kete rezultat si sovran i mbi 2 milion shqiptareve atehere nje pohim i tille nuk kishte me qene i sinqerte.

    Përgjigju ↓