OPINION

A jemi sot më mirë se dje?

07:45 - 08.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Nga Fisnik ZEÇISHTI

 

Fushata zgjedhore ka mbaruar dhe plazhi ka filluar, bashkë me të ka filluar edhe lufta jonë për parandalimin e aksidenteve në rrugë. Mbi 30 forca të Policisë të Komisariatit Rajonal Rrugor të Tiranës punojnë gjatë gjithë fundjavës në autostradën Tiranë-Durrës për të menaxhuar dhe normalizuar fluksin e lëvizjes së mjeteve.

Janë të shumtë pushuesit, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar, por a mund t’ia dalin dot vetëm këta heronj me uniformë të menaxhojnë më së miri këtë fluks?! Natyrisht që jo, pa ndihmën e gjithëkushit prej nesh!

Ky aks rrugor është edhe më problematiku, pasi të gjithë pushuesit përzgjedhin këtë rrugë për të shkuar në plazh. Kam disa fundjava që po e monitoroj këtë aks rrugor, i cili ka një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh motorike dhe vërej se drejtuesit e mjeteve kanë një nervozizëm të madh në drejtimin e mjetit, pasi të gjithë duan të arrijnë të parët në destinacion.

Dua të shtoj se disa prej tyre nuk respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale, ata tejkalojnë shpejtësinë e lejuar duke qarkulluar tej normave të lejuara, drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin parakalimet e gabuara, madje ka nga ata shoferë, të cilët zënë korsinë e shpejtësisë e duke lëvizur me shpejtësi minimale, ata pengojnë lëvizjen normale të mjeteve dhe krijojnë trafik dhe premisë për aksident. Një fakt tjetër dhe shumë domethënës është se një pjesë e madhe e drejtuesve të mjeteve nuk respektojnë largësinë e sigurisë midis mjeteve. Largësia e sigurisë mbahet e tillë që të garantohet në çdo rast ndalimi i menjëhershëm dhe të mënjanohet përplasja me mjetin që ndodhet përpara, kështu nuk do të kemi përplasje masive dhe humbje të jetëve njerëzore, pasi po shkojmë në plazh për të pushuar dhe jo për të vajtuar. Prandaj me respekt për çdo nënë që na ka rritur, ju bëj thirrje që të respektojmë jetën, pra të ecim nën shenjën e Sigurisë Rrugore.


Shfaq Komentet (7)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.