Kryesore

Vrasja e mjekut, ja si u shpëtoi bluve dhe forcave speciale Dritan Ymeri

08:46 - 08.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Pak ditë pas vrasjes me plumb në kokë të mjekut Ilir Aliaj, dyshohet që autori i krimit, Dritan Ymeri të jetë larguar drejt Francës. Burime nga policia e Shkodrës, por edhe pranë familjes Ymeri kanë dyshime se 26-vjeçari ka arritur që të largohet nga qyteti verior drejt Francës. Mësohet se menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mesnatën e 1 korrikut në lagjen “Qemal Stafa” te vendi i quajtur “Ish-Dekori”, dyshohet që i riu Ymeri është larguar me një makinë tip “Golf 5” me targë AA 526 RA dhe me ngjyrë të zezë. Sipas hetuesve të çështjes, i akuzuari për vrasjen e mjekut 40-vjeçar mund të ketë ikur drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Muriqanit, jo duke kaluar kufirin, por ilegalisht përmes malit. 26-vjeçari kishte 3 muaj që ishte kthyer nga Franca dhe për këtë shkak policia ka një dyshim se ka arritur që të gjejë mundësinë që të shkojë sërish në këtë vend. Nga ana tjetër ka dyshime se persona të ndryshëm e kanë ndihmuar ekzekutorin që të largohet pa lënë gjurmë dhe t’u shpëtojë forcave të policisë. Pas vrasjes, Dritan Ymeri është shpallur në kërkim, por që nga momenti i ngjarjes së rëndë dhe deri më tani nuk është arritur që të arrestohet. Nga ana tjetër, policia e Shkodrës nuk përjashton mundësinë se ai mund të jetë fshehur brenda qytetit të Shkodrës dhe se mund të ketë ndihmën e ndonjë personi tjetër. Të dyja këto pista mbeten në kuadrin e dyshimeve, pasi ende nuk ka asgjë konkrete mbi vendndodhjen e 26- vjeçarit. Thjesht ka një dyshim që mund të jetë larguar në Francë, ndërsa nuk mohohet mundësia që mund të jetë i fshehur brenda qytetit të Shkodrës.

VRASJA

Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë në lagjen “Qemal Stafa”. Prej kohësh, mjeku Ilir Aliaj që mbeti i vrarë dhe autori i krimit Dritan Ymeri ishin në konflikt pronësie, pasi jetonin në një ndërtesë të përbashkët, njëri kishte 3 katet e një ane dhe tjetri 3 katet e anës tjetër. Viktima kishte tentuar kohët e fundit që të bënte disa punime në katin e tretë, për të cilat 26-vjeçari s’ka qenë dakord dhe natën e ngjarjes janë konfliktuar. Dritan Ymeri ka qëlluar me pistoletë Ilir Aliajn në sytë e familjarëve të tij, djalit 15-vjeçar, nënës dhe bashkëshortes së tij. Forca të shumta policore, FNSH-ja dhe RENEA rrethuan për 5 orë banesën ku ndodhi vrasja, por rezultoi se autori nuk ndodhej brenda, pasi ishte larguar. Policia vijon punën për kapjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.