Kryesore

Fillon zyrtarisht procesi i vetingut, nis kontrolli i pasurisë për 775 gjyqtarë e prokurorë. Zbulohen dy shkresa

15:51 - 09.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Procesi i Vettingut për 775 gjyqtarë dhe prokurorë ka nisur zyrtarisht. Institucionet e administratës shtetërore kanë filluar punën për kontrollin e pasurive të punonjësve të institucioneve të drejtësisë, të cilët do të verifikohen nëse kanë bërë deklarime të sakta të pronave të regjistruara dhe parave që kanë në bankë.

TvKlan ka arritur të sigurojë dy kopje të shkresave kondenciale që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka çuar në zyrën qendrore të hipotekave, ku kërkon verifikimin për dy kategori: 13 anëtarët e Këshillin e Lartë të Prokurorëve dhe Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve si dhe 775 gjyqtarët e prokurorët të punësuar në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë.

Në letrën zyrtare të dërguar pranë hipotekës, ILDKPI kërkon që të nisë menjëherë Vettingu për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, pasi puna për ta fillon në shtator. Pas tyre, radha e verifikimeve do të jetë për magjistratët e tjerë. Kërkesa e firmosur  nga kryeregjistruesi për anëtarët e këtyre organeve mban datën 30 qershor, ndërsa kërkon të dhëna për pasuritë që kanë krijuar deri në 16 janar 2017-të, kohë kur ka përfunduar edhe afati për dorëzimin e formularit të Vettingut.

Përveç regjistrimit të pronave në emër të tyre dhe pjesëtarëve të familjes, ILDKPKI kërkon informacion edhe nëse ka pasur shitje apo ndryshime të pronësisë gjatë kohës kur kanë dorëzuar të dhënat. Në urdhrin që kryeregjistruesi i ka dërguar administratës së hipotekës, kërkohen që të gjithë të dhënat të dokumentohen brenda 5 ditëve, përndryshe do të merren masa të rrepta administrative.

 

 


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kjo eshte dita qe drejtesia do te marre frym lirisht, do te lirohet nga kthetrat e atyre qe ne vende qe ta jepnin atje ku i takonte e shisnin ate. Vettingu filloi, drejtesia do shpetoji.

    Përgjigju ↓
  2. Reforma me e rendesishme per te cilen u fol gjate me ne fund po nis.Te gjithe te korruptuarit do denohen dhe te gjithe gjyqtaret e prokurore do i nenshtrohen ketij procesi.

    Përgjigju ↓