BOTA

Kurti apo Haradinaj? Kryeministrja serbe: Të gjithë janë të njëjtë, të gatshëm për bisedime

08:22 - 10.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kryeministrja e re e Serbisë, Ana Brnabiq në një intervistë për gazetën serbe Blic ka folur edhe për situatën politike në Kosovë.

E pyetur se cili do të ishte kryeministër më i mirë për Serbinë, Haradinaj apo Kurti, ajo tha se të gjithë janë të njëjtë, dhe se janë të gatshëm të bisedojnë me secilin që e përfaqëson Kosovën.

“Kurti apo Haradinaj? Kosova është pjesë e Serbisë, dhe si partnerë të përgjegjshëm ne do të flasim me të gjithë që e përfaqësojnë palën tjetër”, tha kryeministrja serbe.

Ajo foli edhe për dialogun në Bruksel, ku tha se është e gatshme të merr pjesë në negociata me Prishtinën.

“Në qoftë se ka nevojë që unë të shkojë në Bruksel, do ta bëj. Kjo është pjesë e punë sime. Por, sipas BE-së do të ishte më mirë për ta zhvilluar dialogun në nivel presidencial. Thaçi dhe Vuçiç deri më tani kanë marrë pjesë në dialog, dhe mendoj se kjo do të ishte zgjedhja e duhur”, shtoi Ana Brnabiq.

Ditë më parë, kryeministrja serbe kishte deklaruar se qëndrimi i saj ndaj Kosovës do të vazhdojë të mbetet i njëjti, sikur ka qenë gjithmonë i udhëheqësve serb.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po po znj.kryeministre Ana , bisedimet nuk kane per tu ndalur deri sa keta bashkekombasit e mij shqiptar te Kosoves ta gjejne per ty nji mullar taraku .. , sa per serbet tu dhe Serbine , edhe 40 vite tjera e virgjer do te mbetesh …!

    Përgjigju ↓