Kryesore

Kompensimi i pronave/ Ish-pronarët, dosjet 1993-1995, ja formulari që duhet dorëzuar në ATP për të marrë paratë

09:49 - 12.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela MANJANI

Procesi i aplikimit dhe ekzekutimit të vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht për vitet 1993, 1994 dhe 1995 është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjitha subjektet. Të gjitha subjektet përfituese, ish-pronarë që janë përfitues sipas trungut familjar duhet të nënshkruajnë deklaratën noteriale, ku pranojnë se janë dakord me vendimin që ka dhënë ATP-ja. Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur se fton të gjitha subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht që të paraqiten pranë zyrave të saj për të aplikuar, duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës, sipas kritereve të përcaktuara në VKM-në nr. 223 datë 23.03.2016 për “Përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar). “Gjithashtu, njoftojmë se të gjitha subjektet, të cilat kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe i të gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre”, – thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. “Në ATP dorëzohet një deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar ose përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë”, – thuhet në VKM nr. 223 datë 23.03.2016, të ndryshuar.

Aplikimi

Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur se të gjitha subjektet e interesuara, të cilat evidentojnë të meta apo pasaktësi në këtë regjistër të bërë publik nga ana e ATP-së mbi vlerësimin ekonomik të vendimeve për kompensim kanë të drejtë të plotësojnë dokumentacionin e munguar dhe të nevojshëm për vlerësimin brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit. Me kalimin e afatit ligjor 6-mujor për depozitimin e dokumentacionit shtesë të nevojshëm, Agjencia e Trajtimit të Pronës do të zbatojë parashikimet ligjore të përcaktuara për këtë kategori vendimesh përfundimtare për kompensim.

Dosjet

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka mbyllur procesin e vlerësimit të vendimeve përfundimtare dhe ka njohur të drejtën e kompensimit për vitet 1993, 1994 dhe 1995. Numri i dosjeve të shqyrtuara arrin në 10,763. Ndërkohë, Agjencia e Trajtimit të Pronave vijon punën me dosjet e 1996-ës dhe sipas ligjit në fuqi, brenda një afati 3-vjeçar, ATP duhet të mbyllë vlerësimin ekonomik të 26 mijë vendimeve të formës së prerë, që janë të arkivuara në Agjenci.

 

Deklarata

MARRJE DIJENI MBI EFEKTET E FORMULARIT DHE DOKUMENTACIONIT TË PARAQITUR SIPAS KËRKESAVE NË KËTË FORMULAR

Unë, i nënshkruari _ kam marrë dijeni dhe jam i vetëdijshëm se:

  1. a) Ky formular përbën dokument zyrtar, që i drejtohet një organi shtetëror dhe i nënshtrohet verifikimit.
  2. b) Paraqitja e të dhënave të pavërteta, të pasakta ose fshehja e tyre sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga çdo procedurë e mëtejshme si dhe ka përgjegjësi penale sipas ligjit.
  3. c) Me plotësimin e këtij formulari kam dhënë pëlqimin dhe autorizoj ATP-në për verifikimin e plotë të çdo të dhëne, informacioni dhe dokumentacioni që shoqëron këtë formular.

ç)   Trajtimi i të dhënave do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Duke qenë i vetëdijshëm për pasojat ligjore në rast të vetëdeklarimeve të pavërteta, të pasakta ose fshehjen e tyre konfirmoj saktësinë e të dhënave të pasqyruara në dokumentacionin e paraqitur sipas kërkesave në këtë formular.

KUJDES: JENI I/E SIGURT? SUGJEROHET QË NËNSHKRIMI I KËTIJ SEKSIONI TË BËHET PASI ËSHTË PLOTËSUAR SAKTË I GJITHË FORMULARI.

____  (emër, mbiemër, nënshkrimi)”.

 

Dokumentet që duhet të dorëzojnë pronarët

 

  1. Dokument identifikimi.
  2. Konfirmim nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes.
  3. Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimimin e vendimit për të cilin aplikojnë.
  4. Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ndarjes së tokës bujqësore.
  5. Dëshmi trashëgimie, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve.
  6. Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.
  7. Vërtetim për numrin e llogarive bankare.
  8. Mandatpagese.

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.