Kryesore

Më mirë vonë se kurrë, Basha reagon për listën e zezë të Edi Ramës në Facebook

22:39 - 12.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas indinjatës që provokoi lista me punonjësit shtetërorë të denoncuar nga miqtë e Edi Ramës në Facebook, ka reaguar Lulzim Basha. Kreu i ngrirë i PD-së që kandidon për një mandat të dytë, krahason Ramën me Enver Hoxhën, ndërsa e quan atë një shkelje të të drejtave të njeriut.

“Lista e turpshme e publikuar nga Edi Rama dëshmon atë që Partia Demokratike dhe unë kemi thënë katër vjet rrjesht: për Edi Ramën drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë. Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka llogaridhënie. Ai vendos se kush është fajtor e kush jo, kush duhet dënuar e kush jo. Ai nuk e ka problem të përlyejë, akuzojë dhe turpërojë publikisht si në kohën e Enver Hoxhës. Jo rastësisht në listën e tij nuk janë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë shtetërorë: mungon ai vetë, mungojnë Ilir Beqaj, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe gjithë ministrat dhe drejtuesit kryesorë shtetërorë që kanë privatizuar qeverinë për vete, për kriminelët dhe për klientët e tyre.

Ai që dhunoi zgjedhjet, tani ka filluar të dhunojë të drejtat e njerëzve. Ndaj duhet bashkimi i cdokujt për një përballje popullore të fortë dhe të vërtetë për ta ndalur dhe për t’u kthyer pushtetin qytetarëve” shkruan Basha në Facebook.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.