KULTURË

Teatri i Operës, projekt me “La Scala-n”

12:09 - 13.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Drejtoresha e Përgjithshme e Akademisë së Teatrit të “La Scala”-s, Luisa Vinci dhe ekipi i saj vizitojnë sot Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Qëllimi i kësaj vizite është vlerësimi i nevojave të Teatrit të Operës dhe Baletit për përgatitjen e infrastrukturës së burimeve njerëzore për të administruar një teatër bashkëkohor dhe të teknologjisë përkatëse, njëherësh edhe vlerësimi i mundësive të financimit të një projekti bashkëpunimi midis Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Akademisë së La Scala-s.
Partnerët strategjikë dhe financues të këtij projekti janë: Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Cooperazzione Italiana, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës.
Përgatitja e një stafi të kualifikuar, i aftë për të drejtuar në mënyrë profesionale infrastrukturën dhe materialet, pajisjet e teknologjisë së lartë dhe për të aplikuar standardet më të larta të produksioneve, kanë nevojë për një eksperiencë të avancuar, të cilën sipas një njoftimi të TKOB do e ofrojë Akademia e La Scala-s, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të këtij projekti. “Baza e stafit të ardhshëm do të jenë ekipet teknike të stafit aktual të Teatrit, por edhe studentët shqiptarë, që sot studiojnë në disiplina të ndryshme të produksionit operistik pranë Akademisë së La Scala-s dhe që nesër mund të jenë pjesë e stafit tonë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga TKOB.
I njëjti njoftim, shton se platforma për menaxhimin e ri të Teatrit të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe rikonstruksioni i godinës, janë dy shtyllat ku mbështetet Teatri i së Nesërmes i Operës e Baletit. “Në këtë kuadër, pas anëtarësimit të Teatrit të Operës në organizatën ‘Opera Europa’, si dhe pas vendosjes së kontakteve e modaliteteve të bashkëpunimit me teatro të tjerë të rajonit e më gjerë, vjen bashkëpunimi më i ri, që është Akademia e Teatrit të La Scala-s”, thotë TKOB, duke bërë me dije se “qëllimi ynë është për t’i ofruar publikut, Teatrin e Operës 2020, në nivelin e ambicieve të inovacionit të Europës 2020”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.