POLITIKË

Vlahutin: Herët për hapjen e negociatave, presim vetingun

09:10 - 15.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin vlerësoi se Shqipëria nga njëri proces zgjedhor në tjetrin ka bërë përmirësime. Por, ajo vuri në dukje se ka pasur probleme, për të cilat do të flasë pas dy muajsh edhe raporti i OSBE-ODIHR-it. “Në zgjedhje pati disa çështje të vogla, të cilat u zgjidhën dhe pas dy muajsh do të jetë gati raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, që do të flasë për zgjedhjet dhe si kanë shkuar ato. Megjithatë, dua të them që ishte një gjë e mirë që të gjitha partitë politike në vend i pranuan menjëherë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Po ashtu, pati disa ndërhyrje në KQZ në momentet e duhura. Ajo që dua të them është se në Shqipëri, nga një proces zgjedhor në tjetrin ka pasur përmi-rësime”, ka deklaruar Vlahutin nga Berati. Përfaqësuesja e BE kërkon që sa më shpejt të nisë puna për reformën zgjedhore, në mënyrë që të vihen në zbatim rekomandimet e dhëna nga OSBE, veçanërisht për depolitizimin e zgjedhjeve. “Shpresoj shu-më që Parlamenti i ri i vendit të fillojë nga diskutimet për reformën zgjedhore në vend. Reforma zgjedhore nuk mund të bëhet dy-tre muaj para zgjedhjeve, por duhet diskutuar sa më shpejt që të jetë e mundur, prandaj unë them që duhet të fillojë që në vjeshtë”, ka thënë Vlahutin. Dy ditë më parë eurodeputeti MecAllister deklaroi se negociatat me Shqipërinë mund të hapen vitin tjetër. E pyetur për këtë, Vlahutin nuk ka dhënë një datë të saktë, por ka përmendur kushtet, një prej të cilave është nisja e zbatimit të vetingut, por edhe lufta kundër kanabisit. “Një nga kërkesat kryesore është fillimi i vetingut dhe prodhimi i rezultateve prej tij, por në të njëjtën kohë do shikohet edhe progresi dhe ecuria konstante gjatë gjithë kohës. Ne jemi përqendruar edhe në luftën kundër kanabisit dhe shpresojmë që një sërë rezultatesh të bëra së bashku të na çojnë në momentin kur këshilli të çelë negociatat me Shqipërinë, është shume shpejt për të folur për këtë gjë”, tha ambasadorja e BE-së, Vlahutin.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Z.Vllahutin, mos u mundoni tu spjegoni shqiptarve arësyet për përmbushjen e detyrave për më BE,sepse ne i fimë.më.mirë edhe se sa ju të Brukselit.E rëndësishme.për ne është që të plotësojmë standardet që ne na duhen për të qenë të arrirë në parimet e demokracisë. Dje u tha se negocistst mundvtë shtyhen vitin tjetër, sot ju thoni të fillohet e të vihet në zbatim vettingu, etj. Në vitin tjetër do të na thoni se do të shtyhen pasi një vit më pas do jenë zgjedhjet vendore të vitit 2019 e kështu pambarim. Pra ne ju kuptojmë se ju nuk jeni gati që Shqipërinë ta pranoni në BE, sepse ka dhe shembull atë të shtetit Turk. Ne na vjen keq që ju nuk jeni në gjëndje të kuptoni se shqiptarët kanë kohë që e kanë kuptuar shkakun e vërtetë që Brukseli nuk është gati ta pranojë Shqipërinë në BE, si dhe Bosnjë-Herzegovinën dhe Turqinë.Ne do vazhdojmë të bëjmë sikur nuk e kuptojmë, sepse realisht edhe kështu prap është mirë për ne. Nga ndonjëherë edhe e vërteta është mirë të mos thuhet açik.
    Demokracia është synim thelbësor,vazhdimisht përmirpdohet,por asnjeherë nuk arrin të sigurojë përsosmërinë, sepse kushtëzohet me zhvillimet pandërprerje të shoqërisë njerëzore.
    Sorkadhja

    Përgjigju ↓