BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Armir Shkurtit i duhen ca leksione pozimi më shumë! Mesila Doda, inatin e ka me veten apo…?

16:00 - 17.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Armir Shkurtit i duhen ca leksione pozimi më shumë! Ambasadori i Kosovës shpenzon rrogën për libra. Sokoli, pinjolli i suksesshëm i familjes ish-kryeministrore





Armir Shkurtit i duhen ca leksione pozimi më shumë!
Të jesh fotozhenik apo të mos jesh? Kjo është çështja! Në këtë dilemë të madhe është ndier Armir Shkurti. Ai është gazetar televizioni dhe e di shumë mirë sesi qëndrohet para kamerës, por në fakt nuk ka mësuar ende rregullat sesi pozohet para aparatit fotografik. Fotoja e tregon qartë këtë: mimika gati e habitur dhe buzët shtrëmbëruara, një asimetri e plotë, të cilën e ka reflektuar në këtë ky moment kur është gjendur para objektitvit. Të ketë qenë blici? Ndoshta jo, pasi më shumë sesa i vënë në siklet, Armir Shkurti ka nevojë për të marrë disa leksione sesi të pozojë para aparatit fotografik.


Ambasadori i Kosovës shpenzon rrogën për libra
I ftuar për promovimin e librave të rinj në Tiranë, ambasadori i Kosovës Gazmend Pulaj, nuk i ndahet lehtë stendës, pa shpenzuar të gjitha lekët e rrogës së tij. Ka qenë në promovimin e librit të shkrimtarit Sabri Godo, prandaj edhe nuk është menduar dy herë, por ka blerë gjithë kolanën e dalë në treg. Fundja, aty i gjen të gjitha vëllimet, sesa të shkojë nëpër librari. Ndoshta Pulaj është duke shpenzuar shumë, por në këtë mënyrë i ka të siguruara të gjitha dhuratat që do të bëjë për miqtë e tij që jetojnë në Prishtinë. Vetëm kështu nuk do të kthehen duarbosh në vendlindje, por me një kujtim shumë të çmuar.


Mesila Doda, inatin e ka me veten apo me botën…?
E sapozgjedhur deputete e PD-së, Mesila Doda shpesh ka shfaqur një natyre krejt tjetër: jo më atë të gazetares që ishte dikur, as të aktivistes së “Mjaft”, por atë të një politikaneje të inatosur. Por, nuk e kemi ende të qartë, nëse këtë inat me të cilin shpesh flet në mediume politike, Mesila e ka me vetën apo me botën? Duket, se përfshirja e saj në radhët e PD-së i ka ngjitur “virusin” e tonit të lartë të zërit, që e shoqëron edhe me shprehje të fytyrës, madje shpreh shumë zemërim. Të jetë vallë kështu edhe në krah të bashkëshortit, gazetarit Enkel Demi?
Ky shkrim u botua më 14 nëntor 2009 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.