DOSSIER

Dokumenti/ “Është pederast pasiv”. Kush është drejtuesi i lartë në kohën e regjimit komunist

20:06 - 18.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kastriot Dervishi ditën e sotme ka shkruar për një mbledhje të vitit të largët 1950 ku diskutoheshin figura të rëndësishme që do të merrnin poste në Komitetin Qendror.

Ndër të tjera, është përfolur edhe për një zyrtarë të rëndësishëm që ishte homoseksual. Edhe pse të gjithë e dinin, personi në fjalë mbajti për disa vite poste të rëndësishme përgjatë regjimit komunist.

Statusi i Kastriot Dervishit

Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së

Në një mbledhje të fillimit të viteve ’50, u diskutuan disa figura që do merrnin poste të rëndësishme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe në rrethe. Ndër të tjerë, u propozua për instruktor në KQ një emër i njohur. Askush nuk diskutoi për të. I vetmi që flet kundër tij është Gogo Nushi. Në procesverbalin përkatës, janë shënuar këto fjalë:

“Gogua thotë se ky është me emër të keq. Para lufte ay ka qenë pederast pasiv dhe kjo nuk shkon. Atëherë pranohet të hiqet”.

Të bën përshtypje mungesa e diskutimit në Byronë Politike. Askush nuk e kritikon kuadrin veç G.Nushit. Çështja është mbyllur si me zamkë dhe është kaluar në emra të tjerë.

Nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte edhe “veteran i nderuar” i luftës dhe mbahej ndër kuadrot më të mirë të partisë. Qysh nga viti 1951 ishte sekretar i parë në disa rrethe si Lushnje, Berat, Fier, Peshkopi, etj. Partia e Punës ia dinte vesin e keq. Megjithatë, nuk bë kurrë pengesë që ai të vazhdonte karrierën gjithnjë të sukseseshme në drejtim.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.