Kryesore

Intervista e zv-ambasadorit të SHBA/ Petrit Vasili: I dha Ramës notën ZERO dhe vuri gishtin në plagë!

13:17 - 20.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zv/ambasadori i SHBA, David Muniz tha sot në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” se një sistem i mirë drejtësie është i domosdoshëm për të thithur investimet e huaja.

“Të bësh sistemin e drejtësisë të funksionojë në një mënyrë më efikase, të efektshme dhe të drejtë do të jetë kritike për të parë zhvillim ekonomik në Shqipëri.” Muniz foli i shqetësuar për funksionimin e sistemit të drejtësisë si parakusht i zhvillimit ekonomik të vendit.

“Të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha të cilat kanë edhe opsione të tjera. Një gjë e tillë mund të bëjë që ta kalosh Shqipërinë dhe të shikosh diku tjetër”, tha Muniz në intervistën për “GSH”.

Sot, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të LSI, ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

REAGIMI I PLOTE I PETRIT VASILIT

“Intervista e zëvendësambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.

Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.

Meqënëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: ZERO!

Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë”, shkruan Vasili në “Facebook”.

GSH.al

Intervistën e plotë të David Muniz, e lexoni KETU.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.